Flash News

Ditari i Opozitës

Prapaskenat e 'Paketës së Maleve', Spahia: Po përgatitet tjetërsimi i pronave në Veri

Prapaskenat e 'Paketës së Maleve', Spahia: Po

Deputeti i PD-së Bardh Spahia ka zbardhur prapaskenat e fshehta të “Paketës së Maleve”.

I ftuar në Syi Tv, Spahia deklaroi se Paketa e Maleve synon t'u marrë tokën banorëve autoktonë të zonave malore për t'ia kaluar investitorëve të ashtuquajtur strategjikë, të cilët shpesh janë vënë aty për interesa klienteliste dhe pastrim parash.

Ai denoncoi përzgjedhjen e kryebashkiakëve që aktualisht janë nën hetim nga SPAK, si Benet Beci i Shkodrës dhe Majlinda Bufi e Roskovecit, për të drejtuar këtë proces.

“Dy mjeshtrat e aferave korruptive janë zgjidhja ideale për këtë plan”, tha Spahia duke sjellë në vëmendje shembjen e bujtinave në Theth.

Të fundit