Flash News

Ditari i Opozitës

Prej një jave në qeli, Meta zhvillon takimin e parë me familjarët në paraburgim

Prej një jave në qeli, Meta zhvillon takimin e parë me

Prej një jave në qeli, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi sot takimin e parë me familjarët në ambientet e paraburgimit 313-të. Sipas burimeve, SPAK ka dhënë autorizimin për vizita nga të afërmit, duke i lejuar kështu ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të pritet nga djali, vajza dhe motra e tij.

Gjatë ditëve të para pas arrestimit, Meta ishte vizituar vetëm nga avokati i tij, Genc Gjokutaj. Ndërkohë, djali i tij, Besar Meta, e vizitoi në ambientet e Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”.

Meta u la në arrest me burg nga GJKKO, për akuza të lidhura me korrupsionin pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Kjo masë e sigurisë u caktua në seancën e mbajtur më 23 tetor, që vlerësoi akuzat e ngritura ndaj tij, një çështje që ka nxitur debat të ashpër politik në vend, me kritika për arrestimin e tij të konsideruar si një lëvizje me prapavijë politike nga qeveria e Edi Ramës.

Të fundit