Flash News

Ditari i Opozitës

Premtimet e Veliajt/ Bardhi: Në Tiranë, vdekje të parakohshme nga pluhuri

Premtimet e Veliajt/ Bardhi: Në Tiranë, vdekje të parakohshme nga

Zëdhënësja e fushatës së opozitës për bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi ka sjellë në vëmendje premtimet elektorale të pambajtura të kryebashkiakut Erion Veliajt.

Veliaj premtonte në 2015, reduktim të trafikut, shtim hapësirash të gjelbëra duke përmirësuar cilësinë e ajrit.

Kurse në vitin 2017 po Veliaj bie në kundërshtim me premtimet e tij, duke thënë se në Tiranë humbin jetën mbi 500 persona në vit për shkak të ndotjes së ajriut.

Në një postim në Facebook, Silvi Bardhi shkruan ‘me zbatimin e planit francez, Agjensia Kombetare e Mjedisit ka ndalur monitorimin ne kete komponent dhe per te dhene informacion se sa eshte ngarkesa e shtuar ne ndotjen e ajrit ne Tiranë.’

Postimi i Silvi Bardhit

A ka sot Tirana ajer me te paster?!
Sipas te gjitha studimeve, ndertimi dhe transporti jane dy nga faktoret kryesore qe ndikojne ne cilesine e ajrit.
Me zbatimin e planit francez, Agjensia Kombetare e Mjedisit ka ndalur monitorimin ne kete komponent dhe per te dhene informacion sa eshte ngarkesa e shtuar ne ndotjen e ajrit ne Tirane.
Pertej propagandes dhe show, cilesia e ajrit në Tiranë në 2021, ne 128 ditë të të gjithë vitit i ka tejkaluar standardet e lejuara.

Madje, agjensia europiane e mjedisit që jep të vetmin indikator persa i takon shëndetit publik, në raport me ajrin, thotë se ne 2021 ka pasur 3 mije vdekje të parakohshme në Tiranë për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit.
Tirana ka sot numrin me te larte te femijeve azmatike ne Europe ne raport me popullsine, nje tjeter tregues i rendesishem mbi cilesine e ajrit ne kryeqytet.
Sipas të dhënave të siguruara nga matjet e kryera gjatë muajit Shtator 2022 në 400 pika monitorimi, përmes pajisjes Arequal për përqëndimet e pranisë së parametrave të elementëve ndotës së ajrit PM 10, PM 2.5, CO2 dhe NO2 në qytetin e Tiranës, kanë rezultuar 50 % më të larta se standartet e vendosura nga BE dhe OBSH.

Të fundit