Flash News

Ditari i Opozitës

"Premtimet që dëshmojnë dështimin", Kryemadhi: Është mirë t'ua kujtojmë njerëzve, ata të gjykojnë vetë

"Premtimet që dëshmojnë dështimin", Kryemadhi:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas shtyrjes së konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë. Ajo thotë se kjo ka ardhur si pasojë e mosmbajtjes së premtimeve nga kryeministri Rama.

Kryemadhi ka shpërndarë një postim të ish-ministres së Integrimit Klajda Gjosha e cila rendit disa nga premtimet e pambajtura siç i quan ajo të shefit të qeverisë. Hapja e 300 mijë vendeve të punës, shëndetësia falas, çelja e negociatave, procesi i rindërtimit, shteti që punon për qytetarët, policia që duam, ulje të taksave dhe tarifave janë disa nga dështimet e kësaj qeveria, sipas LSI-së.

" Edhe dështimi që po shohim sot me Integrimin Europian ka ardhur si pasojë e tyre. Është mirë t'ua kujtojmë njerëzve, në mënyrë që ata të gjykojnë vetë mbi atë çfarë ai ka premtuar dhe çfarë ka realizuar për të mbajtur pushtetin", shkruan Kryemadhi në profilin zyrtar.

Të fundit