Flash News

Ditari i Opozitës

Premtimi i Filos për aeroportin në Korçë, Alolli: Si supa e ftohtë që serviret çdo katër vjet për zgjedhje

Premtimi i Filos për aeroportin në Korçë, Alolli: Si supa

Kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Korçë, Ledina Alolli ka shpërndarë një video në llogarinë e saj në Facebook, ku në fokus është premtimi i kryetarit aktual të bashkisë së këtij qyteti, Sotiraq Filo për aeroportin.

“Premtimi mashtrues i “aeroportit të Lumalasit” nga Bashkia Korçë, si supa e ftohtë që serviret çdo katër vjet për zgjedhje!”, shkruan bashkangjitur videos Alolli.

“Të nderuar korçarët e mi. Sot ndodhem në Lumalas. Aty ku katër vite më përpara kryetari aktual i bashkisë së Korçës ka premtuar ngritjen e një aeroporti.’, e nis videon kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ka qenë në dhjetor 2018 që kryetari aktual ka premtuar ngritjen e një aeroporti. Por duke qenë se nuk ja arriti në 2018, ai vendosi sërish ta sjelli si propogantë në 2020 çështjen e pistës së aeroportit.

Edhe 2020 ishte një dështim total, por mesa duket e vetmja që që mund tju paraqeste qytetarëve ishte aeroporti në Korçë, ndaj në gusht të 2022 premtoi të njëjtën gjë.

Mos vallë 2023 do kishte një premtim tjetër? Jo aspak, sërish kryebashkiaku Sotiraq Filo nuk di të ndalet.

Teksa i ka paraqitur të gjitha momentet e premtimeve me video, Alolli i ka bërë thirrje qytetarëve që është kkoha për ndrshim.

“Ndryshimi është në duart e tua”, thotë në mbyllje të videos kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Të fundit