Flash News

Ditari i Opozitës

Premtimi i madh në 2015 për luftën ndaj gjuhës së urrejtjes, Vasili nxjerr ‘blof’ Veliajn (Video)

Premtimi i madh në 2015 për luftën ndaj gjuhës së

Në vitin 2015 teksa kandidonte për kryetar bashkie Erion Veliaj premtoi publikisht se nuk do të përdorte kurrë asnjë fjalë fyese, ndërsa theksoi se gjuha e urrejtjes dhe e helmit duhet luftuar.

“E bëj një premtim publik sot para jush. Unë gjuhën e helmit dhe të baltës nuk kam për ta përdorur kurrë sepse besoj që shumica e shqiptarëve nuk e pranojnë. Një pakt që ne duhet ta bëjmë me njëri-tjetrin është që kudo që të angazhohemi ne duhet të luftojmë këtë gjuhën e urrjetjes. Jemi shumë pak për tu ndarë, vendi ynë është shumë i vogël, ndaj dhe besoj se secili prej nesh duhet t'i premtojë se do jemi agjente pozitive ne shoqeri. Aty ku ka baltë ne do hedhim mjaltë”, ka thënë Veliaj aso kohe në takimin e fundit që zhvilloi me të rinjtë si Ministër i Rinisë dhe i Mirëqenies Sociale.

Mirëpo a e ka mbajtur kryebashkiaku premtimin e tij të madh?!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me disa deklarata që ka thënë kryebashkiaku Veliaj disa kohë më pare për premtimet për gjuhën që do përdorte.

Në një video të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, Vasili zbulon disa raste ku kryebashkiaku jo vetëm që ka përdorur një gjuhë urrejtje, por e ka ‘lëshuar gojën’ fare duke përcjellë një sjellje aspak të hijshme për postin që mban.

"Kur nje i paftyre si Veliaj ka surrat e kerkon prap vota!
Kur ky kerkonte te rrembente Federaten Shqiptare te Futbollit hapi puseten e fjaleve te ndyra, baltes dhe halabakllëkut.
Tirana nuk ka nevoje per nje mashtrues dhe hipokrit me dy fytyra!
Tirana ka nevoje per drejtues dinjitoz dhe te respektuar dhe jo per llaxore dhe gojepis ordiner si Veliaj.", shkruan Vasili.

Të fundit