Flash News

Ditari i Opozitës

Premtimi i Ramës për rritje rroge, Tabaku: Qeveria mendon se me një VKM, përmirësohet jeta e shqiptarëve

Premtimi i Ramës për rritje rroge, Tabaku: Qeveria mendon se me

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku komentoi premtimin e kryeministrit Rama për të rritur pagën minimale dhe atë mesatare të cilët tha se do ta çojë në 900 euro.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku thotë se Rama mendon se me një VKM jeta e shqiptarëve përmirësohet dhe të rinjtë ikin nga tunimi për të emigruar, duke e konsideruar këtë të fundit produkt të “katrahurës politike”.

Tabaku shton se loja me pagën mesatare që po bën Rama është një lugë boshe e propagandës.

Postimi i plotë:

Qeveria mendon se me një VKM mund të rrisë pagën minimale, pastaj pagën mesatare dhe në fund mund të përmisojë jetën e shqiptarëve duke i larguar nga tundimi emigracionit.

Ekonomia ndërkohë funksionon ndryshe. Që të marrësh një pagë më të lartë duhet të ofrosh një vlerë të shtuar në ekonomi përmes punës. Kjo do të thotë që biznesi të ofrojë më shumë produktivitet dhe ekonomia e vendit të rritet. Prandaj kur qeveria premton pagën mesatare 900 euro që do rritet me urdhër të kryeministrit, sheh ëndrra në diell. Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet 2.2% për vitin aktual sipas Bankës Botërore. Një nga rritjet më të ulëta në rajon. Kjo si pasojë e shumë faktorëve përfshirë dhe strukturën ekonomike të dobët që ka ekonomia jonë.

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, dhuratë edhe e politikës së mbrapshtë të taksave, është mbi 20% ndërkohë që të ardhurat e shqiptarëve janë më të ulëtat në Ballkanin Perëndimor.

Ekonomia jonë nuk është konkuruese, nuk po rritet dhe kjo si pasojë edhe e sistemit të taksimit socialist që është promovuar këto 10 vite;

Taksimi socialist i merr 95% të shqiptarëve taksat ndërsa u jep lehtësira taksash 5% të oligarkëve.

Nuk është vetëm taksimi socialist problemi, pasi një ekonomi e ngritur jo mbi konkurencën por korrupsionin; një ekonomi e ngritur mbi oligopolet dhe jo tregun e lirë vrasin çdo ide novatore dhe çdo rritje ekonomike. Produkt i kësaj katrahure politike ekonomike është emigracioni i shqiptarëve nga më të varfërit tek shtresa e mesme që duke ndjerë kërcënimin real të një ekonomie që po ua merr padrejtësisht kursimet dhe të ardhurat nis dhe tenton emigrimin.

Loja me pagën mesatare është luga bosh e propagandës. Shqiptarët kanë sot më pak të ardhura, kursejnë gjithnjë e më pak ndërsa gjithë pushteti është përqëndruar në një elitë të vogël ekonomike që nuk ofron as konkurencë dhe as mobilitet social.

Për këtë mjafton të bëni një llogari; Për vitin 2022 rritja reale e pagës, duke përfshirë dhe inflacionin, ka qenë më e ulët se sa 4%. Shifrat janë kokëforta, realiteti po ashtu nuk ka propagandë që e ndryshon!

Të fundit