Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Lekët e taksave për mafian e plehrave, jo për ilaçet COVID apo të papunët", Basha tregon vendimin e parë që do të marrë kur të vijë në qeveri
Kryetari i Partisë Demokratike ishte në Lushnje ku bisedoi me qytetarët e kësaj bashkie për situatën e vështirë që po kalon vendi si pasojë e keqmenaxhimit që po i bën qeveria situatës së pandemisë së COVID-19.
Në një takim të hapur në qendër të qytetit Basha tha se Edi Rama dhe qeveria e tij nuk kanë mbajtur asnjë premtim në këto 7 vite, por dështimi më i madh që po i kushton shqiptarëve jetë dhe shëndet është dështimi me shëndetësinë.
“Ndër premtimet e pa mbajtura qëndron edhe premtimi për shëndetësi falas që më pacipësi e përsëriti edhe para disa ditësh ndërsa kaloi buxhetin e fundit të qeverisë së tij në ikje.
Shëndetësi falas! Shëndetësi falas premtoi! Shikoni ku jemi sot.
Sot u krahasua me Gjermaninë dhe me Francën. Ra me këmbët e tij brenda. Gjermania jep 24 përqind të prodhimit të brendshëm bruto (GDP) kundër COVID dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, për të ndihmuar bizneset që po falimentojnë, për të mbajtur të hapura vendet e punës. Franca 23 përqind të GDP. Po ky?
Sipas FMN-në më pak se 1 përqind, 0.89 përqind ka dhënë kundër COVID-it. Pse? Sepse lekët që ua merr shqiptarëve, paratë e taksave të shqiptarëve në vend që ti investojë tek shëndetësia, në vend që ti investojë për të ndihmuar familjet në nevojë, në vend që t’jua japë të papunëve dhe familjeve në nevojë të cilët në këtë periudhë pandemie janë shtuar e dyfishuar, këto para i transferon prapë tek miqtë e tij, tek mafia e plehrave”, tha Basha gjatë takimit me qytetarët në Lushnjë.
Shefi i opozitës tha se qeveria në vend që të ndihmojë qytetarët në kohë pandemie, paratë e taksave të tyre i çon për një grusht miqsh të kryeministrit dhe solli shembullin e inceneratorëeve ku sipas tij vetëm dy ditë më parë plot 800 milion kanë shkuar për inceneratorin e Elbasanit.
“Edhe këtë javë 800 milion lek të taksave tuaja, banorëve më të varfër të Ballkanit ia ka dhënë inceneratorit të Elbasanit”, - deklaroi Basha.
Sipas tij sikur këto para të ishin përdorur për shqiptarët dhe ekonominë e shëndetësinë në vojë nuk do të kishim këtë situatë të rëndë që kemi sot.
“Imagjino se sa familje mund të kishte ndihmuar me këto para që kanë humbur edhe vendin e vetëm të punës sepse kryefamiljari apo kryefamiljarja janë larguar nga puna apo biznesi është mbyllur. Imagjino se sa pensionistë mund të ndihmonte me atë atë çekun që kemi propozuar ne, 20 mijë lek në muaj për të paguar të paktën shpenzimet shtesë për shkak të pandemisë. Imagjinoni se sa të sëmurë nuk do të dergjeshin apo edhe nuk do të vdisnin nga COVID nëse këto para do të shkonin për të rimbursuar paketën e ilaçeve kundër COVID-it që në rastin më të mirë shkon 50-100 mijë lek, mesatarja 600 mijë lek, shkon në 1 milion e 200 mijë lek për një të sëmurë. Po për dy? Po për tre? Imagjinoni se çfarë do të kishte mundur të bënte nëse paratë do ti çonte tek spitalet?! Nëse këtu në Lushnjë, në Fier, në Durrës e kudo në Shqipëri në spitalet rajonale njësoj si në Kosovë apo në Maqedoni do të kishin repartin e posaçëm për të trajtuar të sëmurët me COVID.
Imagjinoni nëse këto para do të jepeshin që edhe mjeku i familjes të trajnohej dhe të kishte protokoll të gatshëm për të sëmurët me COVID. Nuk po flasim më për vende pune. Nuk po flasim më për bukën e gojës, po flasim për jetët e njerëzve”, - nënvizoi kreu i opozitës gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e Lushnjes.
Basha tha se Edi Rama dhe qeverisja e tij po i kushton shumë rëndë shqiptarëve.
“Edi Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish.
Pasi shkatërroi ekonominë po shkatërron jetët dhe shëndetin e shqiptarëve dhe kjo vetëm e vetëm për të mbrojtur aferat e tij korruptive. Vetëm e vetëm për të vazhduar edhe në kohë pandemie vjedhjen e parave të qytetarëve.”
Po çfarë do të bënte Lulzim Basha nëse sot do të ishte kryeministër? Pyetje të cilës ai i dha përgjigje nga Lushnja.
“Shumëkush që kërkon garancitë se me ne do të jetë ndryshe, pyet: si do ta zgjidhësh këtë problem? Edhe sot më pyetën gazetarët e shëndetësisë: Çfarë do të bësh ti? Si do të mundësosh që mjekët dhe infermierët të kenë mjaftueshëm paga, mjete mbrojtëse, ilaçe, pajisje për tu përballur me COVID-19, për tu përballur me të sëmurët e tjerë që po vdesin trotuareve, siç e patë para disa javëve.
Përgjigja është fare e thjeshtë: Një qeveri dhe një kryeministër nuk gjykohet nga llafet as nga ajo që vesh apo zhvesh. Një kryeministër dhe një qeveri gjykohet nga çfarë bën me taksat e shqiptarëve. Çfarë bën me taksat që iu mbledh njerëzve, si i shpenzon lekët.
Ky e ka bërë të qartë. Edhe në kohën e pandemisë kur e gjithë bota është ngritur dhe paratë e buxhetit i çon për të trajtuar të sëmurët, për të testuar dhe parandaluar dhe për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit, për të pajisur spitalet, për të ndihmuar ekonominë, ky edhe në kohën e pandemisë vazhdon e vjedh. Madje e ka shtuar ritmin e vjedhjes, siç e shton çdo hajdut kur e di që është dita e fundit.
E pra ne nuk mund ta pranojmë kurrë këtë.Vendimi i parë që do të marrim, vendimi i parë që do të marr është që shpenzimet e parave të shqiptarëve nuk do të shkojnë më për klientët e kryeministrit, nuk do të shkojnë më për grupet mafioze që kanë kapur ekonominë për fyti, nuk do të shkojnë për oligarkët që marrin 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto krahasuar me 3 përqind që është vendi i dytë më i lartë në Europë, por do të shkojnë drejtpërdrejtë tek njerëzit”.
Basha solli si shembull konkret zgjidhje planin me 5 pika të propozuar nga PD, plan i cili do të kishte shmangur sipas tij këtë situatë që gjendet vendi sot. Por sipas Bashës, Edi Rama se ka mendjen tek njerëzit dhe shëndetësia, por tek tenderat sekretë në kulmin e pandemisë.
“I kemi dalë me planin tonë me 5 pika ku pika e parë është shëndetësia. Është rritja e numrit të testimeve. E para dhe mbi të gjitha janë testimet. Ja ku kemi ardhur. Nga momenti që dikush referohet nga mjeku i familjes për tu testuar për COVID, deri sa i bëhet testimi shkon një javë edhe dy javë, pastaj edhe një javë tjetër për të ardhur përgjigja. Në këto kohë shumë njerëz kanë humbur jetën nga COVID-i sepse Edi Rama në vend që të blejë pajisje për testimet vazhdon të paguajë miqtë e tij me pesëfish apo gjashtëfish çmimin e tregut. E mbani mend se çfarë bëri në kulmin e pandemisë? Hapi tendera sekretë, tendera të cilët janë të përshtatshme vetëm për të blerë armatim ushtarak apo për të tjera sekrete të mbrojtjes. Ky e përdori këtë procedurë për të justifikuar vjedhjen në kohë pandemie. E kuptoni se pse e bëri sekret?! Sepse bleu një maskë me dyfish çmimin që shitej në farmaci. Shteti i Edi Ramës bleu maska me dyfish çmimin që shiteshin ato me pakicë në farmaci. Nuk ka më askush iluzione dhe shpresë se ky njeri mund të ndryshojë kurs dhe kjo është arsyeja se pse të gjithë i kanë sytë nga ne”, - u shpreh lideri demokrat.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38