Flash News

Ditari i Opozitës

Premton Berisha: Taksa ndaj profesioneve të lira do të hiqet bashkë me atë të Rrugës së Kombit

Premton Berisha: Taksa ndaj profesioneve të lira do të hiqet

Kreu i PD, Sali Berisha ka siguruar se PD do të zhbëjë taksën ndaj profesioneve të lira bashkë me atë të Rrugës së Kombit.

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se taksa që vendos Edi Rama është antikombëtare.

"Profesionet e lira ofrojnë universin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Mungesa e këtyre shërbimeve është nxitje direkte e fuqishme për të braktisur vendin.
Është nxitje e shqiptarëve për t’u larguar masivisht nga Shqipëria siç po largohen.
Është një akt i tmerrshëm për një shoqëri.
Taksa që vendosi Edi Rama është një taksë antikombëtare ndaj tyre.
Taksa që vendosi Edi Rama është një rrënim i shërbimeve për qytetarët.
PD, duke shprehur vlerësimin më të madh për ta, i garanton se në një akt të parë të fitores së PD, ajo taksë do hiqet e para, bashkë me taksën e Rrugës së Kombit", tha Berisha. 

 

Të fundit