Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti/ Alibeaj flet pas takimit me Ballën: I kërkova transparencë, është ilaçi më i mirë kundër ç’do lloj pazari

Presidenti/ Alibeaj flet pas takimit me Ballën: I kërkova

Enkelejd Alibeaj foli për mediat pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla lidhur me çështjen e presidentit.

Ai tha se i ka ftuar të gjithë gazetarët në bisedimet e ditës së nesërme me mazhorancën pasi sipas tij transparenca është ilaçi kundër pazareve.

“I kam kërkuar vetëm një gjë. Dokumentet të bëhen me media sepse transparenca është ilaçi më i  mirë kundër cfarë do lloj pazari dhe kjo është një gjë që ju e doni dhe publiku e do. Nesër në ora 10 jeni të ftuar për të parë diskutimin për qëndrimin që ne kemi mbajtur. Po ta lexoni platformën, i shërben interesit publik se dhe produkti do të jetë i tillë.

Të ketë një proces gjithëpërfshirës. Presim nesër. Nesër ajo sallë duhet dhe është e hapur për këdo të vijë, edhe zoti Mediu edhe Doda, kanë të drejtën e tyre për të diskutuar atë qëndrimin tonin, Kjo është arritje jo e vogël.

Unë kam durimin që ne ti diskutojmë të gjitha gjërat hap pas hapi, e kuptoj që Balla do të ecë shpejt, por kushtetuta thotë që në tre raundet e para duhen me 84 vota.

Ne kemi bërë propozimin tonë, rregullat, pastaj emrat. Ta kemi propozimin ne, ta ketë opozita. Më e rëndësishme është kjo, nuk duhen emra pa rregulla, është jo serioze. Nesër do të shohim cili është qëndrimi i palës tjetër”, tha Alibeaj.

Të fundit