Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti/ Boçi: Rama ka zyrtarizuar Alibeajn si sekser politik, për t’i vënë kushte Partisë Demokratike

Presidenti/ Boçi: Rama ka zyrtarizuar Alibeajn si sekser politik,

Negociatori i “Rithemelimit” për çështjen e Presidentit dhe deputeti Luçiano Boçi akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor Enkelejd Alibeajn si sekser politik për t’i vendosur kushte Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Boçi shkruan se një i shkarkuar nga demokratët nuk mund të vendosë kushte.

Postimi i plotë:

“Deklaron teatralisht se do të thërrasë dhe grupin e rithemelimit për negociatat me kusht!?

Një i shkarkuar nga demokratët nuk mund të vendosë kushte.

Këtë thirrje nuk e ka seriozisht dhe sinqerisht për zgjedhjen e Presidentit.

Pasi hodhi në erë procesin kushtetues për presidentin, duke u ulur në prehrin e Ramës si i preferuari i tij, tani po kërkon të kënaqë Ramën dhe të sanksionojë përçarjen e Grupit Parlamentar në dy grupime, njërin prej të cilëve e zotëron ai me hipotekë.

Grupi Parlamentar i PD është një, jo siç do ta shohë z. Alibeaj., të bërë copash.

Thirrjen e tij e vendos Kryesia e grupit, jo një deputet.
Unë dhe Z. Salianji në cilësinë e nën/kryetarit e kemi kërkuar me këmbëngulje mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit, ku të sanksionohej rikthimi i të shkarkuarve, por z. Alibeaj e ka refuzuar, mgjs i ka munguar dhe tagri për ta bërë.

Sot i duhet diversioni dhe përsërit refrenin e mospranimit të Z. Berisha.
Po kërkon kështu njëherazi të legalizojë veten, bashkëpunimin e pistë me Ramën dhe të vulosë përçarjen për hir të axhendave të njohura.

Z. Alibeaj me veprimet e tij të disata ka dëmtuar interesin e demokratëve dhe po shpëton fytyrën e Ramës.”

Të fundit