Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti/ Bylykabashi kërkon vullnet politik: Nëse mazhoranca ndërton matematikë numrash, thellon krizën

Presidenti/ Bylykabashi kërkon vullnet politik: Nëse mazhoranca

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve po diskutohet për Presidentin e ri dhe dështimin që pati raundi i parë.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi vuri theksin te rëndësia e rolit të Presidentit, duke nënvizuar se edhe pse është dobësuar nga heqja e shumë kompentencave, është i rëndësishëm për ruajtjen e balancave.

Ai i kërkoi mazhorancës që të përqëndroheshin te kriteret dhe figurat, duke i thënë se nëse po përpiqen të ndërtojnë matematikë të thatë numrash, do ët thellojnë më tej krizën.

"Presidenti pavarësisht se në 2016 u zhvesh nga tagra të rëndësishme kushtetuese, u zhvesh nga roli i tij duke u hequr nga kreu i KLSH, duke u hequr nga kompetencat e tij për emërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, propozimin e 9 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Atëherë u bë presidenti edhe më i dobët, megjithatë rolin e madh e ka si kreu i shtetit dhe duhet të shërbejë si mekanizëm që ta përdorim në kuadër të rikthimit të balancave në vend.

Duhet të reflektojë vullnete politike që vijnë nga vota. Nëse do të përpiqeni si mazhorancë që ta ndërtoni si matematikë e thatë numrash për të arritur tek 84 ose 71, kjo do t'i kontribuojë krizës, kështu që të përpiqemi që të gjejmë jo thjesht emra dhe kritere, por të shkojmë drejt një figure që përfaqëson popullin. Përndryshe veprimet tuaja shtyjnë drejt një krize të zgjatur në këtë vend", tha Bylykbashi.

 

Të fundit