Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti i ardhshëm, Pollo: Rama do një person që të kontrollohet prej tij

Presidenti i ardhshëm, Pollo: Rama do një person që të

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Genc Pollo thotë se kjo verë do na gjejë me një president i cili do të kontrollohet absolutisht nga Rama.

I ftuar në Syri. Tv Pollo thekson se duhet të përgatitemi që në krye të shtetit do të kemi një person që Rama beson se i kontrollon në çdo lëvizje.

“Nuk duhet të jemi më optimist se na lejon realiteti. Kushtetuta është e qartë që Presidenti zgjidhjet në raundin e katër me shumicë të thjeshtë dhe Rama e ka dhe e kontrollon. Duhet të përgatitemi që në krye të shtetit do të kemi një person që Rama beson se e kontrollon në lëvizjet e tij apo saj.

Ideja është që roli i Presidentit të Republikës, përveç funksioneve kushtetuese të jetë edhe një gurë mozaiku në balancën demokratike të shtetit dhe volit që të mos jetë me ngjyrat e partisë ne pushtet.

Kjo është realizuar gjatë kohës së Bujar Nishanit edhe Ilir Meta edhe pse u zgjodh me votat e partisë në pushtet e ka luajtur rolin e kundërshtisë në raport me ligjet antikushtetuese ligjet korruptive dhe ka qenë një shërbim për demokracinë shqiptare.

Nga vera e tutje druhem se nuk do kemi një person që do ta ushtrojë këtë rol”, tha Pollo.

 

Të fundit