Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti i ri, Agron Duka: Dashamir Shehi është kandidati më i mirë i opozitës

Presidenti i ri, Agron Duka: Dashamir Shehi është kandidati më i

Kreu i PAA, Agron Duka thotë se Dashamir Shehi është kandidati më i mirë i opozitës për presidentin e ri.

I ftuar në “Fax News”, Duka thotë se Shehi është një politikan që qëndron mbi palët dhe me integritet, ndërsa veçoi edhe disa nga emra të majtë.               

Nuk ka rëndësi fare, për mua ta them. Nëse do të zgjidheshin nga opozita ka emra plot me integritet, sic është Dashamir Shehi një i djathtë i thekuar që nuk bën kompromis kurrë në kurriz të Kushtetutës.

Ai është gjithmonë në favor të njerëzve dhe këtë e ka treguar koha ndër vite. Si Dashi ka shumë nga opozita.

Nga e majta kam parë shumë emra që janë të pranueshëm për Valentina Leskajn, Mimi Kodhelin janë emra të nderuar, por jo Lindita Nikolla. Unë nuk kam asgjë personale, por unë s’mund të votoj një kandidate që është pjesë e grupit parlamentar të PS”, tha Duka.

Të fundit