Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti i ri, Alibeaj: Deputetëve ju kërkua të ofrojnë kriteret për kandidatët, të hënën mbledhje tjetër me grupin

Presidenti i ri, Alibeaj: Deputetëve ju kërkua të ofrojnë

Enkelejd Alibeaj foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes që thirri me grupin parlamentar të PD-së.

 Ndonëse një pjesë e mirë e deputetëve të PD nuk morën pjesë në mbledhjes, Alibeaj tha se në këtë takim deputetët janë dakord për pjesëmarrjen në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Po ashtu,  Alibeaj shtoi se u është kërkuar deputetëve të paraqesin kriteret për profilin e Presidentit të ri, ndërsa bëri me dije se të hënën do të zhvillohet një tjetër mbledhje.

 “Kjo ishte mbledhje në të cilën u diskutua për agjendën parlamentare, për komisionet parlamentare për veprimtarinë opozitare, me ngritjen e disa komisioneve të posaçme si ai i energjisë, si dhe për çështjen e presidentit të republikës.

Dua të falenderoj të gjithë deputetët për të përballur këtë proces të rëndësishëm, i cili teston edhe qasjen e vetë PD-së. Ishte një mbledhje ku secili deputet dhe opinionin e tij ku pati konsensus. Me sugjerimin e tyre lamë që në aspektin organizativ do të kemi një mbledhje tjetër ditën e hënë.

Ne do të ofrojmë kriteret që sipas së cilave duhet të jenë vlerat politike morale, njerëzore, të atij që duhet të jetë qytetari i parë i vendit. Vura re që deputetët ndanë me qartësinë më të madhe 2 qasje, të marrim pjesë në proces, por të mos përdoremi. Marrja pres në proces është detyrim ndaj zgjedhësve tanë”, tha Alibeaj.


 

Të fundit