Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti i ri, Bardhi: Nuk ka ndasi në PD, Berisha është i lutur të vijë në mbledhje grupi

Presidenti i ri, Bardhi: Nuk ka ndasi në PD, Berisha është i

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi shprehet se grupi parlamentar i PD-së nuk ka ndasi lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, që sipas tij duhet të jetë një emër që vjen nga opozita.

I ftuar në emisioni “Open” në News 24, Bardhi u shpreh se çdo deputet i cili mendon në të njëjtën linjë si ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuar për t’u ulur dhe për të diskutuar në grupin parlamentar, i cili duhet të jetë i unifikuar në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

“Nuk kemi ndasi me askënd për faktin që presidenti i takon të jetë propozim i opozitës, secili prej grupimeve thotë që propozimi i presidentit do të duhet të jetë i opozitës. Ne nuk kemi dalë te kandidatët.

Berisha dhe çdo koleg që mendon si Berisha është i lutur të vijë në Grupin Parlamentar të PD. Pas datës 25 mars kemi bërë tres ose katër mbledhje ku ka qenë edhe Berisha dhe as nuk e ka penguar kush, e kemi dëgjuar me shumë vëmendje dhe respekt…Ne ftojmë dhe kemi ftuar siç është bërë edhe para datës 30 prill, por ka një qëndrim të Berishës që thotë së nuk vjen më në mbledhje të Grupit Parlamentar.

Unë kam konstatuar që ne nuk kemi ndasi, që Presidenti i Republikës do të duhet të jetë propozim i opozitës. Shumica do të duhet të provohet në momentin ku ne do të shkojmë në mbledhje dhe të hedhim çështje për votim. Askush tjetër përveç Grupit Parlamentar të PD nuk ka tagër për të negociuar më askënd”, tha Bardhi.

 

Të fundit