Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti i ri, Boçi-Alibeajt: PD nuk komandohet me deklarata personale

Presidenti i ri, Boçi-Alibeajt: PD nuk komandohet me deklarata personale

Deputeti demokrat Luçiano Boçi i është përgjigjur deklaratës së Enkelejd Alibeajt, i cili kundërshtoi ish-kryeministrin Berisha duke thënë se një emër për presidentin e ri përcaktohet bazuar në axhendën parlamentare, dhe se aktualisht PD nuk e ka një të tillë.

Në një postim në Facebook, Boçi shkruan se PD nuk mund të komandohet me deklarata personale në emër të të qenit një kryetar i  grupit parlamentar, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së presidentit të ri.

Boçi ‘hedh’ poshtë axhendën parlamentare që përmend Alibeaj, duke thënë se së pari emri apo çdo vendimmarrje për çështjen diskutohet me Kryesinë.

“Rama mund ta zgjedhë e ta uzurpojë me votat e tij insititucionin e fundit të pa rënë në duart e tij, por ai s’mund të ketë mbështetjen e opozitës as dhe t’i shmanget kundërshtisë politike në opinion nga opozita, nëpërmjet gjoja “axhendave parlamentare”. Askush nuk ka të drejtë të parapërcaktojë individualisht, pavarësisht pozicionit, mënyrat dhe rrugët e reagimit të Partisë Demokratike. Çdo vendimarrje duhet të jetë kolegjiale. Së pari ajo i nështrohet diskutimit në Kryesinë e Grupit parlamentar. Çdo qëndrim apo deklaratë jashtë kësaj vemdimmarrje, është krejtësisht individuale dhe si e tillë e pa vlerë”, shkruan Boçi.

Të fundit