Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti i ri, Boçi: I kam bërë ftesë Alibeajt të bashkohet me grupin negociator

Presidenti i ri, Boçi: I kam bërë ftesë Alibeajt të

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Luçiano Boçi, deklaroi se i ka bërë ftesë deputetit Enkelejd ALibeaj të bashkohet me grupin negociator për zgjedhjen e presidentit të ri.

I ftuar në ‘Log’ në Abc News, Boçi tha se ftesa për Alibeajn nuk është bërë me qëllim që t’i përshtaten ‘kritereve’ të Taulant Ballës, por që t’i shërbejë bashkimit të PD.

“Asnjë nuk ka një emër në këtë moment. Alibeajt i kam bërë një ftesë mund të vijë të jetë pjesë e grupit negociator. Dhe bashkohet të marrë përsipër të gjithë ata elementë pozitivë. Jo për Ballën, jo për të kapur Taulantin. Ai ka komplekset e veta. Në këtë rast ftesa ime jo thjeshtë por ta bërë pjesë të grupit por si akt themelor bashkimi brenda grupit. Është moment. Nuk ka dhënë ndonjë përgjigje”, tha Boçi.

Të fundit