Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti i ri, Bylykbashi: Alibeaj nuk ka asnjë tagër politik për të përfaqësuar PD-në

Presidenti i ri, Bylykbashi: Alibeaj nuk ka asnjë tagër politik

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pasi Enkelejd Alibeaj u ul sot në tryezën e bisedimeve me PS lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.

I ftuar në emisioni Now në Euronews Albania, Bylykbashi thotë se Alibeaj nuk ka asnjë tagër politik që të përfaqësojë partinë demokratike në bisedimet konsensuale me mazhorancën për të zgjedhur presidentin.

Bylykbashi tha se mazhoranca nuk mund ta përcaktojë përfaqësuesin e opozitës, pasi në këtë mënyrë po thellohet ndasia në një proces që kërkon konsensus.

Ka një vendim të kuvendit të PD që deklaron vakancën e kryetarit të grupit, pasi mënyra si u zgjodhën nënkryetarët e PD në 2021 ishte në kundërshtim me statutin. Pas reformës kushtetuese të 2016 kur presidenti u zhvesh nga pozitat politike, qëllimi i Kushtetutës është që zgjedhja e presidentit duhet arritur përmes konsensusit.

Nëse ky proces shkon drejt ngacmimit të nervave politike…Nuk mund ta përcaktojë mazhoranca përfaqësuesin e opozitës. Nuk mund të përdoret procesi për të krijuar ndasi në një proces që kërkon konsensus”, tha Bylykbashi.

Të fundit