Flash News

Ditari i Opozitës

“Presidenti i ri do të jetë femër”, Këlliçi jep dy emra: I pranon edhe PS

“Presidenti i ri do të jetë femër”,

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, është shprehur se Presidenti i ri do të jetë një femër.

I ftuar në Syri Tv, Këlliçi dha dy emra kandidatesh duke pohuar se të dyja i pranon edhe PS-ja në të gjitha qarqet e vendit.

"Dihet tashmë që presidenti i ri do të jetë një femër. Në mos Valdete Sala, Vali Bizhga apo ndonjë zonjë tjetër. E pranojnë në të gjitha qarqet edhe vetë PS", tha Këlliçi.

Nga ana tjetër, Blendi Klosi, tha se Presidenti i rim und të zgjidhet edhe me mbi 100 vota, duke shpjeguar se çdo kandidat i përzgjedhur duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara në Kushtetutë.

"Kam shkruar tre emra në zarf. Kush ka kaluar moshën 42 vjeç ka një lloj raporti me publikun, hajd ta zgjedhim njërin president të Shqipërisë. Të plotësojë kriteret që përcakton Kushtetuta. Ne të 5 këtu kemi emra në mend që i plotësojnë këto kritere. Në fund fare do të shkojnë 2-3 emra, mbase edhe një emër, që do të gjejë konsensusin e të gjithë deputetëve dhe mund të kalojë me më shumë se 100 vota në Parlament", tha Klosi.

Të fundit