Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti i ri, Duka, Rama po projektON një grua që ‘shitet’ publikisht si e djathtë

Presidenti i ri, Duka, Rama po projektON një grua që

Kreu i PAA, njëherësh deputeti i opozitës Agron Duka ka ngritur dyshimet se kryeministri Edi Rama e ka zgjedhur tashmë emrin për presidentin e ri i Republikës.

I ftuar në “Frontline” në “NeWs24”, Duka tha se Rama po projekton një presidente grua, që sipas tij ‘shitet’ në publik si e djathtë.

“Besoj se Rama e ka emrin, sipas meje, por duke qenë se ka shumë pushtet, ju e keni vënë re se ka disa figura aty që nuk kanë pushtet. Ai nuk i trembet një revolte. Dikush mund të ketë kontribute, ai bën ministre një person që nuk di nga vjen.

Ata nuk dinë gjë, por e di vetëm zotniu. Kam përshtypje se po projekton një femër. Do mundohet që të peshkojë, femër apo mashkull që publikisht shitet si i djathtë, dhe do thotë; ja e gjeta vetë një figurë të djathtë. Nëse arrihet një emërim i tillë, pavarësisht se mund të jetë publikisht me imazh të djathtë, do të bëhet shtojcë e pushtetit të Ramës, dhe kjo do të sjellë grumbullim të pushtetit në një dorë.

Zoti Mediu, dhe ne kemi menduar që mos t’i djegim këto etapa. Ndoshta e ka të fiksuar emrin për presidentin e ardhshëm, por ne nëse nuk arrijmë një produkt final, kemi një argument para publikut dhe themi; ky është Rama.

 Nëse djegim raundet, do arrijmë të kemi një president të emëruar. Kam parë se nga zoti Shehi nuk ka një dëshirë të tillë për të kandidatura, duke kërkuar 20 firma të sforcuara. Edhe nëse nuk e voton maxhoranca, duhet të kishte një përkrahje nga opozita. Nëse kandidati vjen i propozuar nga e gjithë opozita bëhet më imponues.”, tha Duka.

Të fundit