Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti i ri, Mark Marku: Pse kaq shumë debat, të gjithë e dinin që nuk do kishte një emër konsensual

Presidenti i ri, Mark Marku: Pse kaq shumë debat, të gjithë e

Pedagogu Mark Marku komentoi çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Marku tha se emri i ri është caktuar nga mazhoranca dhe e cilësoi si lojë të tyren proceset përmes raundeve.

 “Më duket sikur pjesën më të madhe të kohës është bosh. Është propaganduar një proces konsensual, ndërkohë që premisat kanë qenë zero. Të gjithë e dinin që deri në fund nuk do të ketë një President konsensual.
Shpesh herë procesi është bërë edhe qesharak për shkak të mënyrës se si është bërë. Oreksi i madh për të shpallur kandidaturën kur dihet që është proces politik që zgjidhet përmes Parlamentit. Është një formulë e reduktuar, shumë e thjeshtë për të kuptuar rezultatin në fund. Askush nuk ka praktikisht instrumentet për të bërë presion.

Këtu s’ka asnjë mundësi. S’e kuptoj pse kaq shumë debat. Opozita shpalos krizën e vet. Ashtu siç është përçarë grupi parlamentar në tre grupe. Edhe nëse do të ishin bashkë, nuk kanë fuqi për ta përzgjedhur Presidentin”, tha pedagogu”, u shpreh Marku.

 

Të fundit