Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti i ri/ Mediu: Keqardhje si sillemi me Kushtetutën, opozita duhej të ishte një trup negociues

Presidenti i ri/ Mediu: Keqardhje si sillemi me Kushtetutën, opozita duhej

Pretendimi që PS ka dhënë një mundësi për propozuar opozita, është pretendim absurd sepse opozita e ka nëpërmjet Kushtetutës.

Kështu u shpreh në 'Top Story' Fatmir Mediu lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri. Mediu tha se fillimisht opozita duhej të ishte serioze me veten dhe Kushtetutën pastaj me qytetarët shqiptarë. Mediu nënvizoi se ka një ‘pandjeshmëri’ nga ana e palëvbe politike për mënyrën se si sillen me Kushtetutën.

“Ndjej keqardhje si sillemi ne me shtetin dhe Kushtetutën. Kemi arritur në një lloj pandjeshmërie që e shikojmë si të panevojshme. Nxjerrim emra pafund në një kohë që Kushtetua është shprehur, tregon një interes aspak të madh për Presidentin. Kushtetuta e ka të qartë se duhet konsensus politik. Opozita duhej të ishte serioze me veten e vetë, me Kushtetutën dhe pastaj me qytetarët. Të arrinte të ishte një trup negociues. Kam pasur një komunikim me Ballën sot, dhe më ka thënë që nuk është kjo dakordësia. Kjo lloj sjellje e opozitës është në dëm të opozitës”, tha Mediu.

Të fundit