Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti i ri, Mediu: Nëse kandidatura s’është konsensuale, opozita të mos e votojë

Presidenti i ri, Mediu: Nëse kandidatura s’është

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu foli për çështjen e Presidentit të ri, duke thënë se kandidati duhet të ketë dakordësinë e të dyja palëve.

Në të kundërt, shtoi si, atëherë opozita duhet të mbajë një qëndrim në Parlament.

Në një deklaratë për mediat nga jashtë Kuvendit, Mediu u shpreh se ka pasur diskutime edhe me PS dhe këto diskutime vazhdojnë ende, por theksoi se me rëndësi janë kriteret dhe më pas procedura.

“Negociatat nuk duhet të jene përjashtuese, kriteret janë përcaktuese. Nëse përcaktojmë kritere të qarta edhe procesi kemi shanse për një marrëdhënie të përbashkët.

Ne kemi një qëndrim tonin si grup. Ne nuk mund të vëmë në fund pa filluar procesin. Fundi është kur vijnë kandidatura. Kur të vijnë kandidaturat nëse nuk janë konsensuale opozita duhet të mbaje qëndrim për të mos i votuar.

Unë nuk i bëj hesapet me Ramën, por analizat i bëj me faktorin opozitar që ka një raport me Kushtetutën. Ajo që lidhet me Ramën është cfarë qëndrimi do mbajmë nëse kandidatura nuk është konsensuale”, tha Mediu.

 

Të fundit