Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti i ri, Mediu: Opozita të negociojë si një trupë e vetme me përfaqësi të përbashkët

Presidenti i ri, Mediu: Opozita të negociojë si një trupë e

Partia Socialiste nisi sot konsultimet për zgjedhjen e Presidentit të ri. Një ditë më parë kreu grupit parlamentar Taulant Balla, ftoi Enkelejd Alibeajn, Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun, të bëhen pjesë e negociatave.

Në një konferencë për shtyp, Mediu propozoi sot që opozita të negociojë si një trupë e vetme në proces për zgjedhjen e Presidentit të ri. Mediu vlerësoi që procesi të mos jetë i njënashëm, por të synojë konsensus.

“Zgjedhje me shumicë të thjeshtë , jo mjet për të tejkaluar konsensusin e nevojshëm. Është e nevojshme që procesi të synojë konsensus dhe jo ndarjen. Propozoj: opozita ka detyrim për proces konsensual. Të negociojë si një trupë e vetme me përfaqësi të përbashkët. Kjo ka qenë praktika e ndjekur në historinë e presidentit të republikës. Me rëndësi përcaktimi i kritereve për president mbi palët. bazë e mirë do të ishte përzgjedhja nga bota akademike apo diplomatike”, u shpreh Mediu.

Të fundit