Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti i ri, Paloka ‘thumbon’ Alibeajn: Duhet të jesh idiot ose bashkëpunëtor për të bërë lojën e Ramës

Presidenti i ri, Paloka ‘thumbon’ Alibeajn: Duhet të jesh idiot

Deputeti i PD, njëherësh kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka kritikuar Enkelejd Alibeajn lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, ku deri tani tre raundet e para kanë dështuar.

Në një intervistë për Fax News, Paloka u shpreh se Rama i kishte përgatitur skenarët për të arritur në djegien e raundeve të para.

Ai kritikoi edhe Alibeajn për të cilin tha se kishte bashkëpunuar me Ramën duke bërë të njëjtën lojë kur e dinte shumë mirë se propozimet e opozitës për presidentin nuk do merreshin parasysh.

Ishte një skenar i përgatitur dhe i trashë madje nga mënyra sesi ishte organizuar. Në fakt skenari ishte përgatitur që presidenti i Ramës të dilte gjoja nga goja e opozitës. Por ky skenar u dogj sepse u demaskua që në fillim si i tillë.

Doli situata për zgjedhjen e presidentit dhe filloi sërish përçarja duke u thelluar edhe më shumë. Me presidentin, Rama arriti të tregonte se kishte disa grupe brenda PD që nuk binin dakord. Presidentin e ka pasur në xhep presidentin. Rama u kërkonte deputetëve presidentin me zarf ndërsa Alibeaj me e-maile.
Nuk kemi pasur pretendim fare për presidentin ne se e dinim se Rama do e zgjedhë vetë presidentin. Mos harroni se ka thënë se kjo opozitë duhej të ishte shkatërruar prej kohësh.

Çfarë do e detyronte Ramën që të të jepte presidentin. Duhet të jesh krejt naiv ose idiot për ta bërë këtë lojë. Duke mos qenë idiot, duhet të jesh në bashkëpunim me Ramën nuk ka arsye tjetër.

Për të mos dalë jashtë loje, ne thamë që Rama nëse papritur na qenka bërë aq dashamirës, të pranonte një ndër kandidatët e propozuar nga opozita.

Madje as Alibeaj nuk ka asnjë zhgënjim. Këta bëhen qesharakë dhe mashtrojnë veten. Se Basha thoshte të paktën më mashtroi Rama kurse këta shkojnë e ulin veten thonë na mashtroi Taulant Balla. Nuk e di si mund ta poshtërojnë veten në këtë mënyrë”-tha Paloka.

Të fundit