Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti i ri, Vokshi: Nuk e bojkotojmë, do marrim pjesë në votim

Presidenti i ri, Vokshi: Nuk e bojkotojmë, do marrim pjesë në

Deputetja e PD-së Albana Vokshi deklaron se opozita do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri, por nuk voton asnjë kandidat të Edi Ramës, apo kandidat të opozitës që nuk përfaqëson PD-në.

“Nuk bojkotojmë, do marrim pjesë në votim, por nuk votojmë asnjë kandidat të Edi Ramës, asnjë kandidat të opozitës që nuk përfaqëson PD-në, asaj fake opozitës.
Nuk dua të merrem me emrat e dalë. Për çfarë të merrem, të gjithë mund ta meritojnë, po për çfarë, kujt po ia jep. Të bëhesh pjesë e farsës, nuk bëhemi pjesë e farsës. Nuk kam çfarë shtoj përveç kësaj rezolutës së PD-së. Pse duhet t’i komentoj, për çfarë. A ka emra jashtë? Po patjetër ka, që mund të jenë përfaqësues të unitetit të kombit.

Opozita e vërtetë nuk është Alibeaj-Basha. Ata kanë dëshmuar dhe me veprimet për presidentin se janë opozita farsë.
Nuk më përfaqëson fare Alibeaj, nuk dua të flas fare. Përfaqësojnë interesat e ngushta të një grupi në PD të lidhur me Bashën. Është opozita që kërkon të ketë Edi Rama. Opozita e vërtetë nuk është më ajo. Është ajo që doli 4 herë radhazi, 5 herë radhazi nga proceset dhe u përmbyll suksesshëm me zgjedhjen e kreut të PD-së”, tha Vokshi.

 

 

Të fundit