Flash News

Ditari i Opozitës

Presidentja e zgjedhur e Maqedonisë falenderon shqip Presidentin e PL-së, Meta

Presidentja e zgjedhur e Maqedonisë falenderon shqip Presidentin e

Gordana Silanovska-Davkova, e cila u mbështetet nga partia e djathtë opozitare, VMRO-DPMNE, fitoi balotazhin presidencial, kundër kandidatit të Lidhjes Social-Demokrate, Stevo Pendarovski.

Në fjalimin e parë para opinionit, pas fitores, Silanovska-Davkova tha se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike apo partiake.

Zgjedhjet e fundit në Maqedoni janë komentuar gjerësisht edhe në Kosovë e Shqipëri. Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Korçë e Porgradec ditë më parë doli publikisht pro VMRO, dhe menjëherë pas fitores së Gordana Silanovska-Davkova i ka uruar asaj detyrën e re dhe mbështetjen e partisë së tij në funksion të paqes e stabilitetit ne Maqedoni e Rajon.

Menjëherë pas urimit të Metës, presidentja e zgjedhur maqedonase e ka falenderuar publikisht Presidentin e PL për urimin.

Ajo që bie në sy është fakti se presidentja e sapozgjedhur e ka uruar Metën në gjuhen shqipe, gjë që tregon sinjale positive për faktorin shqiptar në Maqedoninë  e Veriut.

Mesazhi:

I Nderuar President Meta, Faleminderit për urimet dhe përpjekjet Tuaja të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-shiptare. Pres që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve tona drejt integrimit të plotë evropian”- shkruan Gordana Silanovska-Davkova.

Presidentja e zgjedhur e Maqedonisë falenderon shqip Presidentin e

Të fundit