Flash News

Ditari i Opozitës

Presion administratës për vota nga diaspora, Hysaj: Persekutim social dhe ekonomik, zgjohuni sa nuk është vonë

Presion administratës për vota nga diaspora, Hysaj: Persekutim social

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, disa biseda ku administratës i kërkohet të gjejë njerëz në diasporë dhe t'i bindin të votojnë PS-në duke i kërcënuar me vendin e punës.

"Të të marrin "peng" për një vend pune jo vetëm  ty që punon por dhe gjysmën e farefisit, ndërkohë  që  vetë "naltëmadhnia"  nuk ka lënë njeri të fisit të kabinetit pa bërë patronazhist.

E ju thoni pse protestojmë?

A ndiheni të lirë kur monitoroheni nga mëngjesi në mbrëmje?

A ndiheni të lirë teksa i'u vënë në pozita të vështira nga mëngjesi në mbrëmje në takoheni me një opozitar, apo një i tillë është pjesë e fisit tuaj?

Kur persekutimi social dhe ekonomik kalon te buka e gojës se fëmijës tënd, nënës e babës, farefisit e gjithë shoqërisë, ti zgjedh të nënshtrohesh nga ky regjim kontrollues, totalitar?

Zgjohuni sa nuk është VONË!

Mos lejoni që nevoja juaj t’ju cojë në nëpërkëmbjen e dinjitetit dhe të drejtave tuaja. Nevoja për të mbijetuar është bërë e madhe, por nuk mund të shesësh shpirtin.

Zgjohu sot se nesër  s'do ketë më kthim pas", shkruan Hysaj.

Të fundit