Flash News

Ditari i Opozitës

Presion për shkarkimin e Bashës? Sekretari i PD në Kukës kundër Berishës: Mora 3 telefonata për peticion, nuk ia fal!

Presion për shkarkimin e Bashës? Sekretari i PD në Kukës

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë nesër në Kukës për të zhvilluar “Foltoren” e radhës. Përveç mbështetjes dhe përkrahjes nga demokratët, Berisha ka hasur edhe kundërshtime.

Sekretari i degës së PD-së në Kukës Ardian Gjana, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur hapur se nuk do të jetë me Berishën për disa arsye.

“Në pushtet ishim me Berishën dhe humbëm në 2013 fal arrogancës të ministrave dhe drejtorëve të përjetshëm të Sali Berishës dhe ata i shikoj sërish në krah të tij edhe sot. Kjo humbje na vjen falë ndryshimeve kushtetuese që bëri Berisha me Ramën në 2008. Me Berishën ishim dhe ne 2009 dhe nuk fituam por morëm krimbin LSI dhe e futem mes nesh. Berisha ishte ai që hodhi i pari idenë për daljen nga parlamenti dhe e mbrojti me çdo kusht,” shkruan Gjana në Facebook.

Gjana ka treguar edhe ‘presionet’ që i janë bërë për të firmosur një peticion për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD-së.

“Sot kam marrë tre telefonata nga shokë dhe miq të mirë demokratë! Nga të tre mora një kërkesë ose formë urdhëri! Ku je duhet të firmosësh peticionin?  Duhet të firmosim të shkarkojmë Kryetarin!!!Ka tradhëtuar Berishën, e ka pre në besë është i shitur tek Rama,” shkruan Gjana.

 

Të fundit