Flash News

Ditari i Opozitës

Prezantimi i kandidatëve, Mediu:Nuk është presion ndaj PD, në disa qarqe PS mund të jetë në listat e LSI

Prezantimi i kandidatëve, Mediu:Nuk është presion ndaj PD,
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaron se prezantimi i 36 kandidatëve të saj për qarkun e Tiranës nuk ishte presion apo ndarje politike me PD.

Në një intervistë për Report Tv, Mediu tha se negociatat vazhdojnë dhe nëse nuk gjendet dakordësi, PR duhet të ketë kandidatët e saj në të gjitha qarqet.

"Nuk është presion por e domosdoshme që Partia Republikane të ketë kandidatët e saj në të gjithë vendin. Ne jemi ende në negociata dhe nëse nuk biem dakord Partia Republikane duhet të ketë patjetër kandidatët e saj në të gjitha qarqet. Sot isha me Bashën edhe ai ka të njëjtën bindje me mua që çdo subjekt politik duhet të ketë kandidatët e tij për të marrë vota. Nëse votat që siguron PR garantojnë një mandat atëherë kjo vlen. Ne kërkojmë që pasha të vlerësoj peshën e kandidatëve të Partisë Republikane në qarqe të ndryshëm dhe në bazë të kësaj peshe elektorale të vendoset dhe pesha e PR në listë dhe kandidatë. Unë jam në negociata për marrëveshje që do të sjellë fitoren, por jo që të bëjmë pazare se kush është qoshja e Fatmir Mediut. Ne jemi në fazë negocimi se kush janë hapësirat që krijojnë mundësi për të fituar. PD duhet të respektojë peshën e PR-së dhe në pazë të saj të respektohet edhe pozicioni i kandidatëve republikanë", tha Mediu.

Po ashtu, kryetari i Partisë Republikane, nuk përjashtoi mundësinë që me LSI-në në disa qarqe mund të dali me kandidatë të përbashkët, por la të paqartë se kush do të jetë udhëheqës i listës.  

Me LSI-në mund të dalim në disa qarqe me kandidatë të përbashkët, ashtu siç mund të dalim edhe me PD-në. Ndërkohë në disa zona të dy koalicionet mund të dalin me kandidatë të përbashkët për të maksimizuar votën”, tha Mediu.

 

Të fundit