
Flash News
Raul Castro jep dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Komuniste në Kubë
Fier/ Plagosën me armë 33-vjeçarin, arrestohen tre autorët, në kërkim një tjetër
Rikthehen reshjet e shiut në fundjavë, në zonat malore reshje bore
Për herë të parë pas disa muajsh, vetëm dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Replikë (3) me ata që lypin pare dhe thonë ‘me ju na shkon vota dam’
Prezantimi i programit për pronat/ Basha premton shfuqizimin e ligjit aktual dhe kërkon ndjesë për gabimet e PD
Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme programin e saj për pronat.
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me qytetarët, kërkoi ndjesë në emër të PD-së për problemet me pronat, dhe tha se ardhjen në pushtet do të shfuqizojë ligjin për pronat për të hartuar një tjetër me themele të shëndosha.
Ndër të tjera, Basha u zotua se pas 25 prillit do të nisë nga puna me angazhime konkrete.
“Kjo qeveri po i trajton pronarët e tokave si qytetarë të rangut të dytë njësoj si gjatë diktaturës komuniste, dhe këtë po e bën për arsye korruptive për të vazhduar zaptimin e pronave nga bregdeti në zonat urbane dhe për të vazhduar sundimin e një grushti njerëzish oligarkë në kurriz të të gjithë qytetarëve pa dallime politike. Ndaj qëndrimi ynë ka qenë i qartë, unë kam thënë publikisht, ju lutem pronarë të Shqipërisë pranoni ndjesën e PD për problemet më të cilat jeni hasur edhe për shkak të përgjegjësive tona të munguara. Edhe sikur disa prej gabimeve të mos kishin ndodhur gjatë qeverisjes tonë, kjo do të ishte një ndjesë e merituar sepse ne ju kemi dalë dhe do ju dalim zot pronarëve dhe të përndjekurve politikë.
Pas 25 prillit do korrigjojmë dhe zgjidhim problemet gjatë këtyre 8 viteve, jam i vetëdijshëm se koha që ka rrjedhur nuk i ka shëruar plagët, por i ka bërë më komplekse. Unë ju siguroj sot ju se pas 25 prillit, qeveria e zgjedhur me votën tuaj do të ketë vullnetin që ndjesët për problemet e pazgjidhura ta kthejë në angazhime konkrete dhe plan që do të nisë nga zotimi menjëherë. Ne e konsiderojmë ligjin e qeverisë Rama një shpronësim të dytë anti-kushtetues, anti-ligjor. Dhe jemi zotuar që ditën e parë të kalimit të atij ligji se do ta shfuqizojmë atë”, tha Basha.
Të fundit


Raul Castro jep dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Komuniste në Kubë
17 Prill 2021, 10:31

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 Prill 2021, 10:13


Fier/ Plagosën me armë 33-vjeçarin, arrestohen tre autorët, në kërkim një tjetër
17 Prill 2021, 09:15
Pas ndryshimit në pamje, mjeku tregon ndërhyrjen që ka bërë Najada Çomo
17 Prill 2021, 08:57
Rikthehen reshjet e shiut në fundjavë, në zonat malore reshje bore
17 Prill 2021, 08:41

Vala e fshehtë e pandemisë; Rreziku i rritjes të të sëmurëve të tjerë nga Jo-Covid |
17 Prill 2021, 08:10


Basha mesazh socialistëve: Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve
16 Prill 2021, 22:27
Rama: LSI është një virus, ka infektuar edhe socialistët
16 Prill 2021, 22:26
Rusia publikon emrat e zyrtarëve amerikanë ndaj të cilëve ka vendosur sanksione
16 Prill 2021, 22:08
Meta e ftoi për përballje televizive, si i përgjigjet Rama
16 Prill 2021, 21:47
Rama zbërthen ftesën për Bashën: Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar
16 Prill 2021, 21:40

Karakteristikat e çdo shenje të horoskopit dhe përshtatshmëria me shenjat e tjera
16 Prill 2021, 21:05
Meta: Fushata nuk është e qetë, ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca
16 Prill 2021, 21:00
Gjendet i mbytur 27-vjeçari në Shkumbin, rrethanat ende të paqarta
16 Prill 2021, 20:42
