Flash News

Ditari i Opozitës

Primaret/ Dorëhiqet kretarja e degës në Himarë: Ky proces e bashkon më shumë partinë

Primaret/ Dorëhiqet kretarja e degës në Himarë: Ky proces e

Sot përfundon afati për drejtuesit e degëve të PD që të japin dorëheqjen nëse duan të garojnë në primare lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

Një prej tyre është edhe Afroviti Dhimojani e cila ka dhënë dorëheqjen si kryetare dege e PD së Himarës.

Lidhur me këtë në një lidhje skype me studion e lajmeve MCVN TV Dhimojani u shpreh se dorëheqja e saj vjen për shkak të aspiratave të saj për të kandiduar teksa shprehet se beson te procesi i primareve.

Ajo tha se ka ardhur koha që PD dhe politika të kalojë në procesin e garave e cila sipas saj nuk krijon përçarje por e bashkon më shumë partinë.

Dorëheqja ime vjen për shkak të një udhëzimi që na ka ardhur para dy ditësh dhe për të përfaqësuar komunitetin tim në zgjedhjet e 11 maj. Çdokush që merret me politikë mendoj se kam qenë një zë i fortë për demokratët në degën Himarë dhe mendoj se ka ardhur koha dhe momenti që të kërkoj këtë kandidim dhe ta kërkoj përmes garës së primareve.

Besoj te primaret sepse ky ka qenë një udhëzim i Berishës për të na bashkuar. Nga ky proces jam zgjedhur dhe në krye të degës së Himarës para 3 vitesh dhe mendoj se gara është e mirë dhe u jep mundësi çdo personi për të kandiduar.
E pyetur nëse në kushtet aktuale e shëndosh demokracinë brenda PD apo e përçan para zgjedhjeve ky proces, ajo tha se gara i shërben më shumë procesit të demokratizimit

Në fakt mendoj se do i shërbej më shumë procesit të demokratizimit se ajo që dëgjojmë është më tepër një propagandë. Ka ardhur koha që PD dhe vetë politika duhet të kalojë përmes procesit të garave. Dhe PD ka qenë e para që hyrë me garën e primareve ajo i jep mundësi çdo individi dhe nuk e mbyll partinë.

Gara nuk ka përçarje, qëllimin në vetvete e kemi për të mundur Ramën dhe jo për të pasur konflikte me njeri-tjetrin. Prandaj kush mendon se është i fortë dhe mendon se përfaqëson komunitetin e vet të bëhet pjesë e garës. Disfavori i vetëm është koha kur po realizohen këto primare sepse jemi në një afat shumë të shkurtër dhe ky proces duhet të kishte ndodhur para2-3 muajsh.

Të fundit