Flash News

Ditari i Opozitës

Primaret e PD/ Malltezi: Fatkeqësisht s'munda të marr pjesë si pasojë e një vendimi gjykate të pabazuar në ligj

Primaret e PD/ Malltezi: Fatkeqësisht s'munda të marr pjesë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka uruar të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike të cilët sot po zhvillojnë garën e primareve.

Në videon e publikuar në Facebook, Malltezi shprehet se edhe pse në zgjedhjet e tjera ka votuar rregullisht, ditën e sotme e ka të pamundur që të jetë pjesë e këtij procesi, pasi pushteti ka nxjerrë një vendim gjykate të pabazuar në ligj, e cila pamundëson të drejtat e tij politike duke mos lejuar komunikimin me askënd tjetër, përveç personave me të cilët banon.

Fjala e plotë:

'Të nderuar demokratë, suksese në procesin e primareve, kam votuar rregullisht,  por sot për fat të keq nuk mundem.

Kjo pasi pushteti ka nxjerrë një vendim gjykate të pabazuar në ligj, e cila pamundëson të drejtat e mia politike duke mos lejuar komunikimin tim me askënd tjetër, përveç personave me të cilët banoj, në të njëjtën banesë.

Për fat të keq, kjo masë e pabazuar në ligj u mbajt në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese dhe është një masë e cila bie ndesh me Kushtetutën  dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut, por tregon se këto gjykata janë nënshtruar politikisht qeverisë dhe që kanë frikë nga fjala e lirë.

Ju uroj suksese në primare, kandidatët janë të shkëlqyer, njëri më i mirë se tjetri, aq sa do kisha të vështirë sot se kë do zgjidhja.

Ju uroj mbarësi dhe fitore!

Të fundit