Flash News

Ditari i Opozitës

“Primaret në Fier, Bardhi përplaset me Baçin?”, reagon deputeti demokrat: Të zhgënjyer dhe të telendisur! Procesi në perfeksion

“Primaret në Fier, Bardhi përplaset me Baçin?”,

Primaret e organizuara nga Partia Demokratike kanë sjellë përplasje në qarkun e Fierit. Drejtuesi politik i këtij qarku, Gazment Bardhi ka debatuar sot gjatë me deputetin e zonës, Luan Baçi lidhur me të drejtën e votës së anëtarësisë në këto primare”, këto kanë qenë disa nga lajmet që janë publikuar në media ditën e sotme.

Për këtë ka reaguar deputeti i Fierit, Luan Baçi, i cili me anë të një postimi në Facebook, shkruan se ai nuk ka qenë në asnjë moment në ambientet e zyrave të PD-së, ku u zhvillua dhe procesi.

Njoftimi i plotë

Une kam pare "media"  qe nuk jane media dhe " gazetar" qe nuk jane gazetar,  por jane  bastard, genjeshtar, te pa fytyre, te ndyre, por jo deri ketu...

Une kam konsiderat te larte dhe respekt te madh per median dhe gazetaret, por jo per shpifesit!

Une sot nuk kam qene, asnje minute, asnje sekond ne ambjentet e zyrave te PD ku zhvillohet proçesi brilant i primareve te PD, si nje leksion demokracie per gjithe politiken!

Kurre dhe ne asnje moment sot dhe cdo dite, qe ka kaluar nuk kam debatuar me drejtuesin politik Z Bardhi!

Procesi vazhdon ne perfeksion, por lepiresit e pushtetit, te verbuar nga mbarevajtja  e proçesit dhe pjesemarrja e larte e demokrateve ne votime..

Te zhgenjyer  dhe te telendisur, se kane pritur gjithemon me kenaqesi, qe te kete perplasje dhe debate midis nesh, qe kurre, nuk kane per ta patur nje kenaqesi te tille nga ne, vazhdojne te shpifin ne menyren me te paturpshme, vazhdojne te genjejne dhe fabrikojne lajme te rreme dhe te paqena!

Partia demokratike ne 11 Maj do tju tregoj vendin, lepiresve, hajduteve dhe tellalleve te tyre!

Të fundit