Flash News

Ditari i Opozitës

Primaret në Elbasan, Alizoti: Proces që vitalizon demokratët

Primaret në Elbasan, Alizoti: Proces që vitalizon demokratët

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Tomor Alizoti deklaron se gara e primareve në këtë qark ka nisur dhe vijon pa probleme.

Pas një vëzhgimi në qendrat ku janë hapur për votimin në proceset e primareve në Elbasan, Alizoti është shprehur optimist për procesin, pasi sipas tij, vitalizon demokratët dhe opozitarët.

''Në këtë politikën e brendshme shqiptare, PD ëhstë e vetmja që bën zgjedhje.

Keni partinë përballë në pushtet, nuk ka bërë asnjëherë zgjedhje. Procesi vitalizon demokratët, i bën të zgjedhin kandidatët që dëshirëojnë.

Mendoj se procesi do të shkojë mirë sepse nuk ka asnjë arsye pse të mos jetë i tillë. Ka një frymë pozitive brenda PD dhe opozitarëve.

Dhe me sapo shoh ka nisur në një masë, në një gjë shumë të bukur dhe shumë vitale.

Uroj kandidatëve suksese e procesi të mbyllet shumë shpejt.

Pritet të jetë një pjesëmarrje e lartë, do shohim në fund kur të përfundojë gara'', tha Alizoti.

Të fundit