Flash News

Ditari i Opozitës

Primaret në Fier, Bardhi: Ka fluks të jashtëzakonshëm, PD po ndjek një proces demokratik

Primaret në Fier, Bardhi: Ka fluks të jashtëzakonshëm, PD po

Edhe qarku i Lezhës ka pasur një fluks të lartë të anëtarëve të demokratëve që kanë dalë këtë 1 mars, për të votuar kandidatët preferencialë në kuadër të procesit të Primareve që PD po zhvillon në të gjithë vendin.

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi tha për mediat se PD po respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandiatëve përmes parimit ‘një anëtar, një votë’. 

 "Është një proces statutor në PD, janë anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj.

Kjo tregon se PD respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandiatëve përmes parimit ‘një anëtar, një votë’. 

Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm për të shprehur vullnetin e tyre.

Anëtarët të paraqiten, të marrin pjesë në votime e të shpallin vullnetin e tyre për kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces të brendshëm demokratik të kësaj partie", tha Bardhi.

Të fundit