Flash News

Ditari i Opozitës

Primaret në Kukës, Balliu: Pjesëmarrja ka kaluar çdo pritshmëri, motivim i madh i simpatizantëve

Primaret në Kukës, Balliu: Pjesëmarrja ka kaluar çdo

 

Shefi i organzimit të PD Klevis Balliu ka folur nga Kukësi ku po zhvillohen Primaret për zgjedhjen e kandidatit të Partisë Demokratike i cili do të garojë më 24 shtator.

Balliu tha për Syri Tv se ishte i kënaqur me pjesëmarrjen e cila ka kaluar çdo pritshmëri.

Balliu: Pjesëmarrja ka kaluar çdo pritshmëri, që në mëngjes salla është e mbushur plot me radhë të gjata. Duket që kemi një motivim të madh të strukturës dhe simpatizanëve të PD. Gjë, e cila është një shenjë shumë e mirë për një fitore të rëndësishme jo vetëm për PD por dhe për Kukësin, për ta rikthyer këtë qytet në duar të qytetarëve.

Populli i Kukësit ësht me traditë me dinjitet të larte dhe vlera të larta morale dhe patjetër që ata do i tregojnë gjithë Shqipërisë që çfarë përfaqëson Kukësi, ai nuk përfaqëson ato vlera që ka treguar Partia Socialiste në Kukës.

Ajo çfarë mendoj se ka rëndësi është te kujtojmë se kjo zonë është një nga zonat e dënuara më së shumti nga qeveria aktuale. Këtu ka me qindra të arrestuar dhe me qindra qytetarë që enden nëpër gjykata dhe është një nga zonat që ka kapur shifrat më të larta të shpopullimit, pasi qeveria ka ndjekur një politikë raciste ndaj kësaj zone.

 

Të fundit