Flash News

Ditari i Opozitës

Primaret në PD, Berisha: Për drejtuesit politik të qarqeve vendos Këshilli Kombëtar, diaspora do ketë përfaqësuesit e vet

Primaret në PD, Berisha: Për drejtuesit politik të qarqeve vendos

I pyetur për primaret në PD, kryedemokrati Sali Berisha tha se për drejtuesit politik të qarqeve do të vendosë Këshilli Kombëtar i partisë.

Berisha theksoi se primaret janë një proces statutor dhe ftoi të gjithë demokratët të bëhen pjesë.

“Tani, procesi i primareve është një proces statutor. Qëndrimi i kryetarëve të PD, ose kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve të PD është statutore, ka një nen në statutin e PD, i cili thotë; në rast se kryetari i partisë do të kandidojë, ai duhet të japë dorëheqje para se të zhvillohen primaret.

Pse? Sepse ai tjetri që do të kandidojë, ai kërkon garë të barabartë dhe garë të barabartë, unë kryetar dhe tjetri thjeshtë nuk ka. Ndaj dhe kjo është një normë statutore. A do hynë në garë drejtuesit e PD, gara është e hapur për të gjithë.

Drejtuesit politikë të qarqeve do të vendosë Këshilli Kombëtar. Por lista e mbyllur do të përcaktohet nga gara, nga primaret dhe rezultati në primare. Por meqë jam këtu tani, unë ftoj të gjithë demokratet, demokratët dhe të gjithë ata që duan të marrin pjesë në garën e primareve. Të fillojnë që sot garën për votën e diasporës. Dmth, të fillojnë që sot regjistrimin e numrit më të madh të mundshëm të qytetarëve me të drejtë vote në emigracion dhe diasporë. Do të jetë dhe ky një kontribut i tyre i madh dhe që padiskutim do të marrë vlerësimin e duhur”, tha Berisha.

Të fundit