Flash News

Ditari i Opozitës

Primaret në PD, Kaso: Modalitete të ngjashme me planin e 6 marsit

Primaret në PD, Kaso: Modalitete të ngjashme me planin e 6 marsit

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, tha se primaret në PD do të zhvillohen me modalitete të ngjashme me planin në zgjedhjet e 6 marsit.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Kaso tha se përmes këtij procesi do të mund të shmangen edhe burimet e konfliktit midis kandidatëve.

“Vetëm është çmuar e udhës që të evidentohen disa problematika të cilat u verifikuan në ushtrimin e parë të primareve që bëri Partia Demokratike, pra atë për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke synuar që ato gjëra që mund të shërbenin si burim konflikti midis kandidatëve, të evitoheshin për sa të ishte e mundur dhe të gjendeshin modalitete të tjera tej atyre që u aplikuan në datën 6 mars”, u shpreh Kaso.

Të fundit