Flash News

Ditari i Opozitës

Primaret në PD, Paloka: Kandidatët e Alibeaj dëmtojnë PD-në, nuk fitojnë

Primaret në PD, Paloka: Kandidatët e Alibeaj dëmtojnë

Deputeti demokrat Edi Paloka u shpreh se më 4 dhjetor do të dalin emra te kandidatëve për kryetarë bashkiake.

I ftuar në emisionin “Drejt”në RTV Ora, Paloka tha se kandidatët e tyre janë kandidatët realë të opozitës, ndërsa ata që po shpall Alibeaj, ata janë përcaktuar dhe do të luajnë rol dëmtues për kandidatët e PD-së.

Paloka: Më 4 dhjetor do të dalin emra te kandidatëve për kryetarë bashkiake, ndërsa emrat e  këshilltarëve të këshillave do të përzgjidhen nga një proces tjetër, pasi është e vështirë që të bëhen me primare, pasi është shumë i komplikuar.

Me datë 4 përmbyllen procesi për përzgjedhjen e kandidaturave. Në këtë datë mbyllet procesi dhe pritet që të shpallen emrat e tyre. Kandidatët tanë janë kandidatët realë të opozitës, ndërsa ata që po shpall Alibeaj, ata janë përcaktuar dhe do të luajnë rol dëmtues për kandidatët e PD-së. Askush prej tyre nuk mendon që mund të fitojnë zgjedhjet.

 

Të fundit