Flash News

Ditari i Opozitës

Primaret në PD/ Përfundon procesi i numërimit në Kukës dhe Gjirokastër, ja kush kryesoi

Primaret në PD/ Përfundon procesi i numërimit në Kukës

Pas votimit në procesin e primareve në Partinë Demokratike, ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Kukësit.

Kandidati më i votuar është Shkëlqim Bajram Shehu, me 378 vota, ndjekur nga Gezim Beqir Shehu me 246 vota dhe Bashkim Mustaf Gjoka me 206 vota. Të tjerë kandidatë janë renditur si vijon: Blerina Qazim Gjyriqi (32 vota), Isuf Zenel Çelaj (22 vota), Shkëlzen Arif Ibra (15 vota), Neraida Nevruz Halili (11 vota), Feride Rexhep Rrahmanaj (5 vota), Anita Gezim Doçi (3 vota), Arsi Jonuz Margjeka (2 vota) dhe Astrit Mehmet Margjeka (0 vota).

Në anën tjetër, numërimi i votave për primaret në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar në orët e mesnatës.

Kandidati më i votuar është Alma Buci Kore me 399 vota, duke kryer garën, ndërsa pas saj renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, Arben Ristani me 317 vota dhe Bajram Hysaj me 314 vota. Këto rezultate reflektojnë një garë të ngushtë dhe një konkurrencë të fortë brenda strukturës së Partisë Demokratike në secilin qark.

Të fundit