
Flash News
Pas ekstradimit nga Spanja, Lulzim Berisha vendoset në burgun e Durrësit
Elbasan/Tentoi të parakalojë, makina humb kontrollin dhe përplaset me kamionin, dy të plagosur
Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shqipëria dyfishon avantazhin ndaj Andorrës, Rey Manaj shënon sërish
Primaret para zgjedhjeve, Tabaku në VOA: I shërben forcimit të partisë
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se debati brenda partisë mbi zhvillimin e 'primareve' për të përzgjedhur kandidatët për deputet për zgjedhjet e 11 majit, i shërben forcimit të partisë.
Zonja Tabaku thotë se është pro mbajtjes së tyre e konkurrencës në përgjithësi, sa kohë që ajo është e shëndetshme.
Ajo shton se i takon kryesisë të marrë vendimet e përshtatshme për organizimin e primareve, por duke ruajtur një balancë mes konkurencës së ndershme dhe punës që gjithsecili bën në terren.
Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës zonja Tabaku flet dhe mbi pritshmëritë e Partisë Demokratike nga vota e diasporës, nga e cila siç thotë ajo, opozita pret rrotacion politik.
Zëri i Amerikës: Zonja Tabaku, sot u mbajt në Kongres dhe një forum mbi sigurinë, që i shërbeu për të parë dhe qasjen e administratës së re Trump, ndaj Evropës e Ballkanit. Nga ajo që po shihet është se aministrata Trump, ka një qasje krejt ndryshe nga nga ajo pararendëse. Së fundmi ajo ka ndërmarrë edhe disa veprime që kanë ndikuar tek ndihmat që shkonin në vende të ndryshme të botës, por edhe në vendit tuaj. Administrata Trump thotë se me një pjesë të madhe të këtyre fondeve është abuzuar, ose kanë shkuar për të ushqyer axhenda liberale. Cili është mendimi juaj mbi këto zhvillime?
Jorida Tabaku: Po, është e vërtetë...lidhur me Forumin e Sigurisë ku mora pjesë sot. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse ndodhem në Uashington, përveç takime me diasporën në disa vende të tjera. Duke patur parasysh që në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kam propozuar një iniciativë për sa i përket analizës së investimeve të huaja nga ndërhyrja e forcave të treta duke patur parasysh që politika ekonomike tashmë është edhe politikë sigurie.
Fokusi, debatet dhe diskutimet me ligjvënës amerikanë apo në ambjente të ndryshme, është tek reformimi i ndihmës së huaj. Është fakti që tashmë kemi një realitet tjetër dhe duket që ky realitet tjetër është sigurisht duke ndryshuar edhe përparësitë, sa i përket ndihmës për vendet e huaja.
Mbrëmë zhvilluam një takim me ligjvënës amerikanë, anëtarë të komisionit që mbikëqyr ndihmat e USAID-it për vendet e huaja. Mendoj se është mëse normale që përparësitë e politikës së jashtme të jenë në të njëjtën linjë me financimin e projekteve që do të bësh. Sigurisht ka një debat të gjerë nëse projektet e USAID-it kanë ndikuar për të forcuar demokracinë, a kanë ndikuar për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe çfarë mund të bëjmë që kjo të ndodhë, dhe besoj që edhe komentet që ne bëmë, diskutimet që ne bëmë dje dhe sot, i kanë shërbyer anëtarëve të Kongresit që janë në këto komisione, për ta parë edhe nga pikpamja e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në Shqipëri ka qënë një çështje debati prej kohësh. Përparësitë, a kanë shërbyer për ta forcuar balancën e pushteteteve, a kanë shërbyer për t’u dhënë më shumë kontroll institucioneve të pavarura? A ka më shumë akumulim pushteti, a ka të gjitha mekanizmat që duhet të ekzistonin për të kontrolluar qeverinë? Sepse në fund të ditës, institucionet domokratike qëndrojnë që qoftë se fuknsionojnë kontrolli dhe balanca. Këtë ka Amerika, këtë duhet të ketë edhe Shqipëria.
Zëri i Amerikës: Po u referohem zhvillimeve brenda partisë suaj, Partisë Demokratike. Së fundmi ajo është përfshirë nga një debat, nëse duhet apo të mbajë ‘primare’ për të zgjedhur kandidatët e saj për deputet, për zgjedhjet e 11 majit. Kundërshtarët thonë se një gjë tillë mund të ‘destabilizonte’ partinë, mbështetësit i konsiderojnë të dosmosdoshme, duke nënvizuar se shkon për shtat me frymën mbi të cilën e krijua dhe “rithemelimi”, pra që anëtarësia të dëgjohet. Ku jeni rreshtuar ju në këtë debat?
Jorida Tabaku: Më vjen mirë që Partia Demokratike gjithmonë prodhon debate. Do të ishte keq nëse nuk do të prodhonte. Në fakt, ndryshe është kundërshtari që kemi një ushtri që nuk merret vesh se çfarë po ndodh. Unë nuk do ta quaja debat që ka krijuar konflikt, se në fakt mbas asaj që ka kaluar Partia Demokratike këto tre vitet e fundit, këto proçese më duket sikur e forcojnë. Unë jam për një konkurrencë, patjetër që jam për një konkurrencë, për sa kohë që ajo është e shëndetshme dhe për sa kohë që ajo shërben për të dhënë një frymë edhe tek njerëzit.
Zëri i Amerikës: Përmes primareve?
Jorida Tabaku: Përmes primareve, përmes instrumenteve të ndryshme. Sigurisht që i takon kryesisë për të marrë vendimet e përshtatshme për organizimin e tyre, por besoj se duhet ruajtur një balancë mes kësaj konkurence të ndershme dhe punës që ne duhet të bëjmë në terren, punës që duhet të bëjmë me diasporën. Duke pas si objektiv kryesor për ta bërë ekipin e Partisë Demokratike sa më të mirë dhe sa më konkurrues përpara elektoratit. Por ne duhet të ruajmë balancën edhe me garën që ne kemi me kundërshtarin.
Zëri i Amerikës: A ka kohë deri më 11 maj ?
Jorida Tabaku: Sigurisht që ka kohë të mjaftueshme. Ka kohë për t’u fokusuar tek elementi primar. Jemi të gjithë duke u përqendruar tek elementi primar që është diaspora dhe nuk ka asnjë diskutim që regjistrimi i diasporë është jetik, si për rotacionin politik, por edhe për Partinë Demokratike. Dhe së dyti tek puna në terren me qytetarët. Gjatë tre viteve të fundit në Partinë Demokratike kanë ndodhur gjëra që ishin të pabesueshme. Kështu që besoj se ka kohë të mjaftueshme për ta ndryshuar realitetin, por edhe për të bërë gjëra të tjera që njerëzit mendojnë se nuk kanë kohë.
Zëri i Amerikës: Zonja Tabaku, më 8 shkurt Partia Demokratike do të mbajë një protestë përpara kryeministrisë. Në të shkruarën janë mbajtur protesta që mbështesnin tezën e mosbindjes civile, më pas për një qeveri teknike, që tashmë ka rënë ose lënë mënjanë si tezë....
Jorida Tabaku: Jo nuk ka rënë, aty është. Por qeveria teknike kërkon dy palë për tu bërë. Besoj se ju e keni dëgjuar diskutimin e kërkesës së qeverisë teknike. Ne ishim në Bruksel para tre javësh në mos gaboj. Kërkesa kryesore ishte qeveria teknike. Nuk ka rënë si kërkesë, por sigurisht që duhen dy palë për ta bërë këtë.
Zër i Amerikës: A mendoni se sot opozita ka një alternativë bindëse për të marrë pushtetin?
Jorida Tabaku: Shkurti është muaj i rëndësishëm për Partinë Demokratike, me rrëzimin e bustit (të diktatorit Hoxha më 20 shkurt 1991) dhe demonstratat e mbi 30 viteve më parë. Protesta në shkurt ka qenë normale për ne, por për sa kohë kjo balancohet edhe me punën në terren me qytetarët, ka ndikim të mirë tek strukturat e Partisë Demokratike. Nuk ka Partia Demokratike ‘struktura ushtri’ ashtu siç ka kundërshtari. Protesta edhe i gjallëron pak, por edhe i vendos ato në lëvizje në terren me qytetarët. Po ta shohësh, shumë përfaqësues të Partisë Demokatike janë duke punuar paralelisht për të dyja elementet.
Zëri i Amerikës: Zonja Tabaku në këto zgjedhje për herë të parë përfaqësuesit e diasporës do të votojnë nga vendet ku jetojnë. Duket se opozita ka pritshmëri të mëdha nga vota e diasporës. Për kë mendoni se do të votojnë shqiptarët jashtë?
Jorida Tabaku: Ne presim rrotacionin politik dhe është e vërtetë që këto tre vite të fundit kanë qenë sfida të vazhdueshme, por ndodhemi në një fazë ku pothuajse 95% e Partisë Demokratike është e bashkuar dhe është ezauruar diskutimi i brendshëm dhe energjitë janë fokusuar pikërisht tek diaspora. Diaspora ka nevojë të shohë një mesazh shprese nga ne. Janë larguar nga vendi për arsye që lidhen me qeverisjen...
Zëri i Amerikës: Do ta shohin?
Jorida Tabaku: Janë duke e parë. Ne do të kemi takime në Miçigan, Nju Jork, Nju Xhersi, Konektikat gjatë ditëve në vazhdim dhe unë kam mesazhe të jashtëzakonshme nga njerëzit që janë të dëshiruar të marrin pjesë. Diskutimi që po bëhet sot lidhet me dokumentet e identifikimit. A mundet dikush që ka pasaportë amerikane dhe është shqiptar që të votojë apo jo? Për mua është antikushtetuese në qoftë se një shqiptari i jep të drejtën të votojë, që është jashtë dhe një shqiptari tjetër nuk ia jep këtë të drejtë. Jemi duke u siguruar që të marrim masat që të ketë një ndërgjegjësim për votim. Është hera e parë që e provojmë. Por jam e sigurtë që rrotacioni (politik) është në dorën e diasporës dhe mundet që këtë rrotacion ta sjellë diaspora.
Zëri i Amerikës: A mendoni së është bërë sa duhet me procesin e informimit të diasporës?
Jorida Tabaku: Është një proces që po vazhdon dhe kemi kohë deri më 4 mars. Shpresoj që ta përdor mundësinë e vizitave në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara për të folur me qytetarët shqiptarë, që ta përdorin votën, sepse vota të jep pushtet. Mënyra për t’u shprehur kundër qeverisjes është përmes votës. Besoj që ky proçes që po ndodh është një provë e mirë për ne, por edhe një provë e mirë për Shqipërinë për të parë a jemi ajo Shqipëria që duhet të jemi Evropiane për të organizuar zgjedhje apo do të kemi të njëjtat probleme me diasportën që kemi kur organizojmë zgjedhje në Shqipëri. Shqipëria ndodhet në udhëkryq edhe për proçesin e integrimit. Dhe në qoftë se për 11 vite kemi ngelur në vendnumëro është rezultat edhe i këtyre faktorëve. Tani është momenti që secili të bëjë llogaritë, për pushtetin apo për të ardhmen evropiane të qytetarëve. VOA
Të fundit


Pas ekstradimit nga Spanja, Lulzim Berisha vendoset në burgun e Durrësit
25 Mars 2025, 10:00


Veliaj në burg, kush e drejton Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Rama
25 Mars 2025, 09:32
Ujë ka kudo, përveçse në rubinet!
25 Mars 2025, 09:21




Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
25 Mars 2025, 08:26
Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal
25 Mars 2025, 08:13
Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
25 Mars 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 Mars 2025, 07:48


"E ka çështje karakteri", Shkullaku: Rama ka peshkuar gjithmonë tek kundërshtari
24 Mars 2025, 22:18


Trump zotohet për llogaridhënie për personat që bënë hetimet ndaj tij
24 Mars 2025, 21:42

Shqipëria dyfishon avantazhin ndaj Andorrës, Rey Manaj shënon sërish
24 Mars 2025, 21:14
Shqipëria kalon në avantazh kundër Andorrës, Rey Manaj gol në minutën e 9-të
24 Mars 2025, 21:04
La pas tre fëmijë, kush është 42-vjeçarja që u vra nga ish-shefi në Kosovë
24 Mars 2025, 20:58
Arrestohen mbi 1000 protestues pas burgosjes së kryebashkiakut të Stambollit
24 Mars 2025, 20:55
Sherr në Berat, plagoset me thikë punonjësi i një lokali
24 Mars 2025, 20:44
Çfarë dihet deri tani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri?
24 Mars 2025, 20:18
Ndeshja Shqipëri-Andorra, publikohen formacionet zyrtare
24 Mars 2025, 20:13


Programi i PD, Burimi: U flet të gjitha familjeve shqiptare
24 Mars 2025, 19:48

Shqipëria sonte përballet me Andorrën, pamje nga dhomat e zhveshjes
24 Mars 2025, 19:20
Shenjat më me fat të horoskopit për javën 24-30 mars 2025
24 Mars 2025, 18:55

BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH
24 Mars 2025, 18:15

Sulmet Izraelite në Gaza, vritet një gazetar i “Al Jazeera”
24 Mars 2025, 17:57


Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtri, Bleon Dibrani pranon krimin
24 Mars 2025, 17:28
Shqipëria merr dronë kamikaze të panjohur të përdorur më parë në Ukrainë
24 Mars 2025, 17:01

Justin Bieber pranon betejën me zemërimin: Nuk më pëlqen vetja
24 Mars 2025, 16:43
Tragjedi në Kosovë/ Pronari i furrës vret punëtoren, më pas edhe veten
24 Mars 2025, 16:30

26 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, Osmani: Liria mori krahë
24 Mars 2025, 16:12

Kundër shëndoshjes së fytyrës, 7 mënyra efikase se si të dobësoheni
24 Mars 2025, 15:44

Këlliçi: Bashkia ka dështuar prandaj Tirana është në kaos
24 Mars 2025, 15:20
Tragjedia në Koçan/ Katër të plagosur në gjendje kritike për jetën
24 Mars 2025, 15:06

Alarm në Evropë: Rriten me 10% rastet e tuberkulozit tek fëmijët
24 Mars 2025, 14:50

Sfida Shqipëri-Andorra, 3 lojtarë do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna
24 Mars 2025, 14:32

Negociatorët amerikanë takohen me ekipin rus në Riad, pas bisedimeve me Ukrainën
24 Mars 2025, 14:18
Moti i keq/ Durrës, vonesa në nisjen e trageteve drejt Italisë
24 Mars 2025, 14:08
15-vjeçarja abuzohet se*sualisht, arrestohet 20-vjeçari, nën hetim babai i saj
24 Mars 2025, 13:59




Berisha: Do të krijohen 4 zona të lira ekonomike, ID do të jetë nipti i fermerit
24 Mars 2025, 13:10
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon për verifikim në Prokurori 16 kandidatë
24 Mars 2025, 13:02
Berisha: Bie taksa ‘Rama’, ulje e çmimit të karburanteve
24 Mars 2025, 13:02
Çfarë mund të bëj një prind socialist në 11 maj dhe çfarë nuk duhet të harrojë
24 Mars 2025, 12:50


“T’i bëjmë “presion” Europës më 11 maj!” duke zgjedhur sërisht Edi Ramën?!
24 Mars 2025, 12:30
Nuri: Sfidat e fletës së votimit në zgjedhjet e ardhshme
24 Mars 2025, 12:25


Sherri në Kamëz, kush është 38-vjeçari që mbeti i plagosur?
24 Mars 2025, 11:57
Meta feston 56-vjetorin në qeli, urimi i Tedi Blushit: Liria do të triumfojë!
24 Mars 2025, 11:46


Sherr mes disa personave në Kamëz, raportohet për të shtëna me armë zjarri
24 Mars 2025, 11:14

Turqia ndalon 9 gazetarë që po mbulonin protestat kundër arrestimit të Imamoglut
24 Mars 2025, 10:56
Teliti: Skandal, Veliaj drejton Bashkinë nga qelia e burgut
24 Mars 2025, 10:45
Digjet banesa në Bulqizë, ndërron jetë i moshuari
24 Mars 2025, 10:35


DW: Burgosja e Ekrem Imamoglu sulm ndaj demokracisë
24 Mars 2025, 10:00




Meta feston 56-vjetorin në qeli, Haxhinasto i përcjell urimet
24 Mars 2025, 09:16
Musk: Do të doja të vdisja në Mars, qëndrimi në Tokë është rrezik real
24 Mars 2025, 09:06

Këmbimi valutor, 24 mars 2025
24 Mars 2025, 08:51
Personat me arsim të mesëm vuajnë normë më të lartë të papunësisë
24 Mars 2025, 08:43
Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, rrezikohen disa banesa
24 Mars 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
24 Mars 2025, 08:17

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 Mars 2025, 07:53