Flash News

Ditari i Opozitës

Primaret/ PD: Pjesëmarrje rekord, votuan mbi 50 mijë anëtarë

Primaret/ PD: Pjesëmarrje rekord, votuan mbi 50 mijë anëtarë

Partia Demokratike ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votimet për Primaret 2025. Mbi 50,854 anëtarë votuan gjatë zgjedhjeve të djeshme, duke bërë që kjo të jetë pjesëmarrja më e lartë në historinë e primareve të PD-së.

Sipas Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Zgjedhore (KOKOE), procesi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa probleme.

Primaret u mbajtën në të gjithë vendin, me numrin më të madh të votuesve në Tiranë, ku votuan 13,052 anëtarë, e ndjekur nga Durrësi me 4,920 votues dhe Korça me 4,826 votues.

KOKOE theksoi se ky proces tregon rritjen e besimit te Partia Demokratike dhe forcimin e parimit “një anëtar, një votë.” Mbi të gjitha, procesi theksoi angazhimin e anëtarëve të PD-së, të cilët kanë pritur me orë të tëra për të votuar, duke treguar një përkushtim të madh për këtë proces të brendshëm.

 
Primaret/ PD: Pjesëmarrje rekord, votuan mbi 50 mijë anëtarë
 

Të fundit