Flash News

Ditari i Opozitës

Primaret për Tiranën/ Alimehmeti tërhiqet nga balotazhi: Anëtarësia foli në favor të Këlliçit

Primaret për Tiranën/ Alimehmeti tërhiqet nga balotazhi:

Belind Këlliçi do të jetë kandidati i Partisë Demokratike që do të garojë përballë Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit.

Këtë mbrëmje, mjeku Ilir Alimehmeti është tërhequr nga nga balotazhi i Primareve. Në një dalje për mediat së bashku me Belind Këlliçin, mjeku bëri të ditur se anëtarësia foli me votën e saj, duke nënkuptuar tërheqjen nga balotazhi. 

“Anëtarësia foli në favor të kandidatit Belind Këlliçi. Kjo është shenja e parë e qytetarisë. Të njohësh votën. Falënderoj këdo që më ka mbështetur. Do vazhdoj të punoj për ju për zgjedhjet e 14 Majit”, tha Alimehmeti.

Ndërkohë, Këlliçi tha se nga ky moment fillon fushata përballë kryebashkiakut aktual të Tiranës.

 "Ashtu si në Amerikë kam kënaqësinë më të madhe sot që kur i kam hyrë këtij rrugëtimi kam qenë i bindur se do ta mundja Veliajn në garën për Tiranën, me Alimehmetin si krahun tim të djathtë dhe nënkryetar të bashkisë së Tiranës që nga 14 maji ne do sjellim një model krejtësisht ndryshe.

Falënderoj dr. Ilir Alimehmetin të cilin kam pasur fatin ta njoh para angazhimit tonë në politik. Është fisnik dhe fisnikëroi dhe më shumë garën. më 14 maj do të sjellim një model të të bërit politikë krejt ndryshëm. Falënderoj të gjithë demokratët, të cilët dolën ditën e djeshme dhe pse në kushte të vështira për të votuar. I vetmi lajm i keq sot është lajmi për Erion Veliaj që PD dhe opozita e bashkuar kanë këtë standard. Jam ndier i privilegjuar dhe jam ndjerë krenar që kam qenë në një garë me dr. Ilir Alimehmetin. Nga ky moment fillojmë fushatën së bashku përballë Erion Veliajt.”, tha Këlliçi.

 

Të fundit