Flash News

Ditari i Opozitës

Primaret për Tiranën/ Këlliçi dhe Alimehmeti shkojnë në balotazh, rezultatet

Primaret për Tiranën/ Këlliçi dhe Alimehmeti shkojnë

Belind Këllici dhe Ilir Alimehmeti shkojnë në balotazh. Procesi i numërimit të votave ka përfunduar gjatë natës dhe rezulton se për të zgjedhur kandidatin e PD-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit do të ketë një raund të dytë.

Kandidati i Partise Demokratike per zgjedhjet lokale te 14 majit në Bashkinë e Tiranës do te percaktohet pas balotazhit te raundit te dyte.

Belind Kellici dhe Ilir Alimehmeti kane marrë me shume vota se pesë kandidatët e tjerë ne gare, por asnjëri prej tyre nuk ka marre me shume se gjysmen e votave te vlefshme.

Këllici ka marre 4040 vota, Ilir Alimehmeti 2196 vota dhe Gerti Bogdani 1819 vota.

Rezultatet e primareve për Tiranën:

Adriana Kalaja – 128 vota

Belind Këlliçi – 4040 vota

Enkelejda Fejzo – 66 vota

Fatmir Merkoçi – 35 vota

Gerti Bogdani – 1819 vota

Ilir Alimehmeti – 2196 vota

Julian Deda – 157 vota

Të pavlefshme – 29 vota

Votues gjithsej – 8470

 

 

 

 

 

Të fundit