Flash News

Ditari i Opozitës

Strehimi social, Meta: Do shumëfishojmë fondet për t’i dhënë zgjidhje problemit!

Strehimi social, Meta: Do shumëfishojmë fondet për t’i

Ilir Meta është shprehur se me programin e Partisë së Lirisë do të shumëfishohet fondi për strehimin social. Kryetari i kësaj force politike theksoi se në këtë mënyrë do të mund t’i jepet zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët.

STATUSI I PLOTË:

Fondi i strehimit social i Bashkisë së Tiranës është vetëm 0.7 milionë euro ose sa 10 apartamente në periferi të kryeqytetit.

Në 6 vitet e fundit, 7.1 milionë metër katrorë janë ndërtuar në Tiranë, por bashkia nuk ka bërë asgjë për çështjen e strehimit social. Sepse prioriteti i tyre ka qenë pastrimi i parave dhe jo strehimi social.

Ne do ta shumëfishojmë këtë fond për t’i dhënë zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët.

Bashkë Fitojmë!

 

Të fundit