Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Prishja e shtëpive nga projekti i Unazës, Këlliçi në Laprakë: Do dëmshpërblehen sipas tregut për pronën

Belind Këlliçi zhvilloi takim me banorët e Njësisë Nr.11 në Laprakë, ku në vitet e fundit në këtë zonë për shkak të ndërtimit të Unazës së Re por edhe të projekteve të rindërtimit, shumë banorë kanë humbur pronën e tyre dhe nuk janë dëmshpërblyer.
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës tha se do angazhohet që pas 14 majit të bëhet dëmshpërblim i plotë i banorëve dhe me çmimin e tregut.
“Çdo shtëpi që është prishur në Njësinë Nr.11 nga projektet e infrastrukturës, të rindërtimit, do të dëmshpërblet një për një në mënyrë të drejtë me metra katror, dhe me çmimin e tregut. Shtëpitë afër shinave, që do të prishen për zgjerimin e hekurudhës, ku janë vendosur dhe një pjesë e madhe e komunitetit rom, do të dëmshpërblen një për një dhe do të jenë plotësisht në vëmendjen e bashkisë”-u shpreh Këlliçi.
Në këtë kontekst, duke folur për projektvendimin e qeverisë për auditimin e pallateve 50-vjeçare, Belind Këlliçi u shpreh se asnjë pallat në këtë moshë nuk do të shembet. Madje, ai siguroi se pas 14 majit këto pallate të rikonstruktohen me sistem kapot, e cila minimizon kërkesat për energji të familjeve që banojnë në to.
“Në lidhje me godinat 50-vjeçare. Asnjë pallat i vjetër nuk do të prishet, madje do të ndërhyjmë për të bërë të mundur veshjen e pallateve me kapot, për të kursyer energjinë. Ky është një premtim që e jap para jush, nuk do t`i preket prona asnjë qytetari, asnjë familje”-tha kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.
Problemet e infrastrukturës në Laprakë janë shqetësim parësor për banorët. Belind Këlliçi u angazhua që në këtë zonë, pasi ai të marrë drejtimin e bashkisë Tiranë, të kryhen investime në rikualifikimin urban dhe infrastrukturën e lagjeve.
“Sistemimi i bllokut, me shtëpi private afër fabrikës së tullave. Rrugë të paasfaltuara që ju i shihni çdo ditë, rrugët janë pa trotuare dhe pa ndriçim, ne në këtë zonë do të bëjmë një ndërhyrje të plotë. Do të rregullojmë infrastrukturën rrugore në Kodër Kamëz edhe te Treshi. Do të marrë fund historia, që nënat e reja, nuk kanë trotuar që të nxjerrin fëmijët me karrocë. Padiskutim do të ndërhyjmë në kanalizim për të shmangur përmbytje në zonën e “Zogut të Zi” në zonën e “Dërrasave”,-u shpreh Belind Këlliçi.
Një tjetër premtim është ai për ndërtimin e kopshteve, shkollave dhe çerdheve, të cilat edhe në Njësinë Nr.11 nuk janë të mjaftueshme.
“Zona e Bregut të Lumit, ka vetëm një çerdhe të vogël dhe një kopësht pa drekë. Historia e zonave, e njësive, që nuk kanë kopshte, shkolla dhe çerdhe do të marrë fund. Unë jam ndalur në planin tim për arsimin, në propozimin që kam bërë për taksën e 3% që do të dedikohet për kopshte e çerdhe dhe nëse nuk mjafton, i gjithë 8% i taksës së infrastrukturës që vjen nga lejet e ndërtimit, do të shkojë për çerdhe, kopshte dhe shkolla”-u shpreh kandidati opozitës para banorëve të Laprakës.
Prioritet për Belind Këlliçin do të jetë zbutja e kostove të jetesës për qytetarët. Ndaj, një ndër pikat e rëndësishme që ai ka në programin e tij, është bonusi i qirasë për familjet dhe çiftet e reja, të cilat sot nuk arrijnë të blejnë një apartament, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të apartamenteve.
“Do të ketë një bonus qiraje padiskutim për çiftet e reja që e kanë sot të pamundur me një rrogë mesatare në Tiranë, që i duhen 96.4 vite jetë për të blerë një apartament 90 metër katror dhe familjet në nevojë që e kanë të pamundur ta përballojnë jetesën apo qeranë, për shkak të një flluske të madhe që ka ngritur kryebashkiaku aktual në këto 8 vjet të pastrimit të parave me mafien e ndërtimit, kjo histori do të marrë fund. Fusha e sportit në bllokun “Gintash” do të kthehet funksionale gjatë gjithë ditën. Edhe kinemaja do të jetë e hapur gjatë gjithë kohës për aktivitete në zonë”-tha Këlliçi.
Uji i pishëm do të jetë në fokusin e Belind Këlliçit. Para banorëve të Laprakës ai u zotua që pas 14 majit do të punojë që në Tiranë të arrihet furnizimi i qytetarëve deri në 17 orë në ditë.
“Do të ndërhyhet padiskutim në çështjen e ujit të pishëm. Uji i pishëm është një problem. Unë kur kam qenë këtu më keni thënë që keni një ose dy orë ujë mesatarisht në ditë. Po çfarë mund të bëjmë është kjo, që realisht ne të kemi në çezmat tona në Tiranë ujë të pijshëm minimalisht 14 orë në ditë deri në 17, në mënyrën optimale do tentojmë 20-tën. Por minimalisht të kemi 14 orë ujë të pijshëm në Tiranë”-tha Këlliçi.
Për projektin e transportit public falas, Belind Këlliçi tha para banorëve të Laprakës, se kanë punuar ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj.
“Erion Veliaj është i tmerruar nga premtimi që atë do ta nxjerri pikësëpari nga zyra në 14 maji, autobusi falas. Unë do e bëj realitet pas 14 majit. Me këtë premtim janë marrë ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj të transportit rrugor, inxhinier dhe persona që përfaqësojnë shoqatën lokale dhe kombëtare të transportit urban. Thonë që është vetëm çështje vullneti, ne nuk jemi të varfër por jemi të vjedhur”, pohoi Këlliçi.
Por çfarë përfitojnë qytetarët nga këto propozime të Belind Këlliçit? Përgjigjen e dha vetë ai para banorëve në Laprakë, duke u shprehur se programi dhe paketa e masave që ai propozon, ka tre shtylla kryesore dhe që lidhen kryesisht me uljen e kostove të jetesës për qytetarët e Tiranës.
“E gjithë paketa e masave që unë propozoj fokusohet në tre shtylla kryesore. E para është ulja e kostove të jetesës. Problemi kryesor që ka Tirana sot është shtrenjtimi i çmimeve, kostot e larta, pamundësia e familjeve në Tiranë për të përballuar muajin."
"Dhe kjo është ajo që po vret shpresën në këtë vend, dhe po largon të rinjtë çdo ditë e më shumë nga vendi. Unë do të fokusohem shumë fort te familja, ke familjet e reja, te nënat e reja, dhe padiskutim te e ardhmja e fëmijëve. E ardhmja e fëmijëve nis edhe që tek edukimi në parashkollor, por nis edhe te krijimi i një shprese për ta mbajtur një fëmijë këtu në të ardhmen”-u shpreh Belind Këlliçi.
Në fund, Belind Këlliçi ka dhënë një premtim edhe për të gjithë punonjësit aktual të bashkisë, që kërcënohen me vendin e punës nëse nuk votojnë Erion Veliajn.
“I garantoj të gjithë ata që janë shqetësuar, sepse marr mesazhe, ja jap prapë nga Lapraka mesazhin: kushdo që hiqet nga puna për arsye politike sepse nuk voton Erion Veliajn, mbas datës 14 majit me Belind Këlliçin do të kthehet në detyrën e vet në punë në administratën e bashkisë Tiranë. Sikundër kushdo që është aty për të qenë patronazhist apo aktivist, të iki ta bëj atë punë te Partia Socialiste sepse administrata e Bashkisë Tiranë do të punojë për qytetin, për Tiranën”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38