Flash News

Ditari i Opozitës

"Prisni disa javë se jemi me pushime", Teliti: Në Tiranë nuk është dhënë ndihmë ekonomike gjatë gushtit

"Prisni disa javë se jemi me pushime", Teliti: Në

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti denoncon bashkia e Tiranës nuk ka dhënë ndihmën ekonomike gjatë muajit Gusht.

I ftuar në Syri tv, Teliti tha se kur të mblidhet në shtator këshilli bashkiak, do të miratojë 2 muajt bashkarisht.

"Në bashkinë e Tiranës, nuk ka ndihmë ekonomike të dhënë gjatë muajit Gusht. Kur të mblidhet në shtator me kismet këshilli bashkiak do të miratojë 2 muajt bashkarisht, edhe të shtatorit edhe të gushtit.

Këta i thonë prindit i cili është i varfër, që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijën e vet, i thonë prisni disa javë se ne jemi me pushime, vendosmi dorën te barku, mos u ankoni, kur të kthehemi ne do ju japim atë lëmoshën 15, 20 apo 30 mijë lekëshin që jep bashkia për të blerë atë fetën e bukës thatë, të cilës maksimumi sipër mund ti hedhësh vetëm ujë për ta zbutur, edhe këtë të mohojnë kta.

Ne po flasim për ekzistencën bazike. 47% e fëmijëve janë të kequshqyer sipas UNICEF, është këmbanë alarmi se kur janë 47% të fëmijëve të kequshqyer, imagjinoni prindërit si janë, se nuk besoj të ketë një prind i cili të ushqejë veten e vet dhe të lërë pa ushqyer fëmijët e tij.

Kur mori drejtimin e bashkisë së Tiranës në 2014, Erjon Veliaj dhe Edi Rama I hoqën 4 pikat e matjes së ajrit, sa është ndotja e ajërit në Tiranë.'- u shpreh Teliti.

Të fundit