Flash News

Ditari i Opozitës

Pritja masive në Lezhë, Basha: Qytetarët kanë zgjedhur shpresën mbi frikën, ndryshimi po vjen

Pritja masive në Lezhë, Basha: Qytetarët kanë zgjedhur

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur entuziast, pasi u mirëprit nga qindra qytetarë mesditën e sotme në Lezhë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale pas takimeve në Lezhë, Basha thekson se pritja madhështore dëshmon se qytetarët kanë zgjedhur shpresën mbi frikën dhe ka ardhur koha për ndryshim.

Postimi i plotë:

Sot, me qindra qytetarë të Lezhës na pritën për të na thënë se ka ardhur koha për ndryshim!

Sot, qytetarët lezhjanë na thanë se kanë zgjedhur shpresën mbi frikën, bashkimin mbi përçarjen.

Sot, ata e thanë me plot gojën se ne tashmë jemi bashkuar për t’ua kthyer Shqipërinë qytetarëve të saj.

Për të dhënë mesazhin e fuqishëm se ndryshimi po vjen në Shqipëri dhe Shqipëria fiton!

Të fundit